Policia ka dhënë detaje për kërcënimin që i është bërë kandidatit për kryetar të Komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu. Në raportin policor theksohet se dje në stacionin policor Qendër është paraqitur Bakiu, i cili ka njoftuar se kishte marrë një sms kërcënues.
“Për shkak se B.B, është dashur të mbajë tubim të paparalajmëruar në fshatin Saraj, në Derven, duke filluar nga ora 20:00 dhe është dashur të shpejtojë dhe fillimisht ka thënë se heq dorë nga denoncimi. Më vonë, në orën 19:50, B.B. është paraqitur në linjën telefonike 192, dhe e ka paraqitur ngjarjen (tubimin), duke kërkuar që të jetë i siguruar nga ana e shërbimit policor. Tubimi është realizuar dhe përfunduar pa probleme, ndërkaq personit B.B, nëpërmjet tëelefonit i është kërkuar që të vijë në Departamentin e Policisë në Saraj, dhe ta paraqesë rastin rreth kërcënimit telefonik”, thuhet në raporin e policisë. /SHENJA/

