Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës Bardhyl Dauti ne takim me banoret e lagjes së studentëve në Tetovë premtoi rregullimin e saj përmes vendosjes së kanalizimit dhe asfalltimit. Dauti tha se ndër prioritetet e tij do të jetë investimi nëpër rrugëve sekondare dhe terciare të qytetit.
Jemi afër Universitetit të Tetovës, kjo konsiderohet si lagje studentore, është pjesë e qytetit studentor , shifni se rrugët nuk janë të shtruara, këto janë një model i rrugëve në Tetovë. Çdo rrugë sekondare në këtë qytet është e pashtruar. Si ofertë kemi që çdo rrugë sekondare dhe terciare, në qytetin e Tetovës ku gravitojnë lagje të rëndësishme të shtrihet, të begatoheni, sigurisht dhe që të bëjmë kanalizimin në ato lagje – deklaroi Bardhyl Dauti, PDSH.
Alsat-M

