06 October
Kandidati i BDI-së për komunën e Likovës, Erkan Arifi ka deklaruar se nëse merr mandatin në zgjedhjet e 15 tetorit do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë. Ai premton ndërtimin e zonës së lirë ekonomike, ndërtimin e shtëpisë së kulturës. Ai gjithashtu thotë se do të angazhohet edhe për krijimin e kushteve për të rinjtë së sferën e kulturës dhe sportit.

