06 October
Bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës nga radhës e LSDM-së, Zhive Aleksoski premtoi para qytetarëve të kësaj komune se do të rregullojë problemin me mungesën e parkingjeve, pastrimin e ajrit të ndotur, sigurimin e ujit të pijshëm, ndërtimin e deponisë regjionale si dhe vënien në funksion të një sistemi më cilësor arsimor.
Një ndër prioritetet tona është të krijojmë kushte për rrugë të sigurta, pa aksidente dhe parkingje të reja. Me këto masa do të rregullohet komunikacioni, do të krijojmë kushte për siguri, dhe ndalimi i përhapjes së substancave që ndotin ajrin. Deponia do të jetë themeli prej ku do të nisim, problem ku që do ta zgjidhin në bashkëpunim me pushtetin qëndror. Do të punojmë për arsim më të mirë dhe do të japim ide për sistem më të mirë dhe efikas në sistemin arsimor- deklaroi Zhive Aleksoski, bartës i listës së LSDM-së për komunën e Tetovës.
https://www.youtube.com/watch?v=0YfWfrs–pg&feature=youtu.be

