07 October
Lëvizja Besa në Tetovë zhvilloi takimin elektoral të radhës. Kryetari i kësaj partie njeherish kandidat për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami adresoi kritika të ashpra deri te kryetarja aktuale e kësaj komune për siç thotë ai, borxhe të shumta dhe ngecje të zhvillimit. Kasami shtoi se Tetova ka nevojë për ujë të pijshëm, zhvillim urbanistik dhe mbi gjitha pastërti. Duke potencuar nevojën e shlyerjes së borxheve të Komunës së Tetovës, Kasami krahasoi atë komunat rurale si në aspektin e borxhit ashtu edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik.
Ende nuk kemi përgjigje të saktë nga kryetarja e Komunës e cila po lavdërohet për transparencë, ndërkohë nuk dihet saktë se sa është borxhi Komunës. Një Komunë e cila duhet t’i dal përball pushtetit qendror i cili për momentin fatkeqësisht dhe duke qenë dobësia e politikanëve tonë, po udhëhiqet nga maqedonasit pa përfaqësimin e shqiptarëve, sot Komuna e Tetovës është po aq problematike dhe po aq me borxhe sa komunat rurale të cilat nuk kanë resurse të mjaftueshme të zhvillimit ekonomik – deklaroi Bilall Kasami, Kandidat i Besës për Tetovën.

