07 October
Partia Demokratike Shqiptare realizoi takim elektoral me banorët e Sarajit ku edhe shpalosën programin zgjedhorë dhe projektet e parapara për katër vitet e ardhshme. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, potencoi nevojën e zgjidhjes së problemeve kolektive. Sipas Thacit, Saraji ka nevojë për urbanizim, shkolla dhe ujë të pijshëm. Mes tjerash Thaçi kujtoi edhe dështimet e kreut aktual dhe neglizhencën e pushtetit qendror ndaj kërkesave të banorëve të Sarajit.
Në këto zgjedhje dalim ne me kandidatët tonë dhe platformën tonë për të dëshmuar edhe njëherë se kjo është rruga e vetme e cila na çon drejtë zgjidhjes së problemeve tona kolektive. Praktika dhe jeta e përditshme flet. Këta që janë në pushtet se 15 vite dhe 8 vite në pushtet lokal dhe besoni se më vjen turp kur i dëgjoj si flasin para jush. Do ta bëjmë ujin, kanalizimin, shkollën e të tjera por për 15 vite pushtet nuk ka ndodh akoma dhe normalisht se qytetarët shqiptarë do të shprehin një mosbesim shumë të madh ndaj këtyre partive të cilat janë në pushtet – tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së
Alsat-M

