Dita sot ka nisur me reshje të shiut. Ndërkohë, në malet me mbi 1500 metra mbi nivelin e detit ka rënë borë. Parashikohet që të fryjë erë e moderuar dhe e përforcuar herë pas here në veriperëndim, e cila ndonjëherë do të arrijë deri në 70 km / h.
Temperatura e mëngjesit është nga 6 deri në 15 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 8 deri në 16 Gradë Celsius.
Ndërkohë, nga java e ardhshme pritet të ketë një periudhë të motit të qëndrueshëm dhe të thatë me një rritje graduale në temperaturat e ditës.

