08 October
Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin qendror në Tetovë. Kandidati i kësaj partie për Kryetar të Tetovës Bardhyl Dauti, kërkoi besimin e qytetarëve për siç theksoi ai, ta kthyer në jetë Tetovën e përmbysur. Nga ana tjetër, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi theksoi se me fitoren e PDSH-së në Tetovë, ky qytet do të jetë i barabartë me qytetet tjera të zhvilluara dhe se qytetarët e Tetovës nuk do të vuajnë më për ujë të pijshëm dhe ajër të pastër. Thaçi akuzoi kryetaren aktuale të Tetovës për shkatërrimin e djepit të kulturës dhe civilizimit të shqiptarëve të Maqedonisë
Do të arrijë që jo vetëm të kthej sigurinë dhe qetësinë qyteteve tona, por edhe të përgatis situatën sepse nuk mundet më kështu të vazhdojmë, që qytetet e maqedonasve të zhvillohen, të kenë infrastrukturë të mirë, të kenë ambient të pastër, ndërsa qytetet tona të vazhdojnë të jenë me gropa, të paasfaltuar, me ajër të ndotur dhe të kenë mungesë të ujit të pijshëm. Bashkërisht do të veprojmë këto ditë që mundësisht fitorja të jetë spektatore – tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

