“Sot tërë ditën po bie shi. Na Maqedoni nuk po bie vetëm shi, po bie edhe Nikolla Gruevski. Po bie VMRO-DPMNE-ja në tërë Maqedoninë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin që partia e tij e mbajti në Koçanë. Edhe sonte Zaev foli për masat ekonomike që i ka ndërmarrë Qeveria e re, dhe tha se qëllimi është që paga mesatare të arrijë deri në 500 euro. Ai premtoi se do të kthehet perpektiva e bujqësisë, do të kthehet autonomia në arsim, ndërsa sipas tij, fokusi i politikave qeveritare është vendosur tek të rinjtë.
“Nga sonte fillojmë me kapitullin e ri. Na janë zbrazur qytetet dhe fshatërat. Të tregojmë se po përfundon qeverisja e gjithë kryetarëve të komunave që janë të dëgjueshmit e Gruevskit.Tani është shansi i vërtetë, të vendosim standarde të reja të jetesës dhe punës, të çlirohemi nga prangat partiake”, deklaroi Zaev.

