Derisa fjala transparencë, jehon nga goja e kandidatëve për kryetarë të komunave, drejtursit aktual të pushtetit vendor nuk mund të krenohen me suksese të mëdha në këtë fushë. Në faqet e internetit të komunave mund të gjenden vetëm 15.9 për qind e numrit të përgjithshëm të informacioneve, që duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve, thuhet në studimin e Qendrës për Menaxhimin me ndryshime. Më shumë informacione ka në faqet e internetit të Manastirit, Strumicës dhe Prilepit, por edhe ata kanë lëshuar më pak se gjysmën e të dhënave të domosdoshme. Në fund të listës janë Haraçina, Vevçani, Likova, Staro Nagoriçane dhe Çuçer Sandeva të cilët nuk kanë faqe të internetit. Nuk publikohen dokumente të rëndësishme të ato për prokurimet, buxhetet, raportet e revizioneve.
Vetëm një prej 81 komunave, ka publikuar të dhëna dhe informacione mbi nivelin e ndotësve në ujë, ajër dhe tokë. Por, shumica e komunave as që i publikojnë planet e tyre urbanistike. Ata që i kanë botuar, kanë një problem në pjesën teknike, ata nuk mund të hapen – deklaroi Neda Maleska Saçmaroska, Qendra për Menaxhim me Ndryshime.
Qytetarët në internet nuk mund të informohen as për shërbimet komunale. Vetëm 11 komuna kanë publikuar udhëzime se si të plotësohen formularë të caktuar. Hulumtimi ka treguar se qytetarët presin shumë më tepër informacione nga autoritetet lokale.
Më shumë interesohen për financat, si shpenzohen paratë komunale. Qytetarët janë të interesuar në të dhënat dhe informacionet e fushës së arsimit, ku ka kopshte, qendra, shkolla, cili është kapaciteti. Interesohen për të dhënat dhe informacionet e punës së këshillit – theksoi Neda Maleska Saçmaroska, Qendra për Menaxhim me Ndryshime.
Sipas Maleskës, nivelet e ulëta të informacionit kanë një ndikim negativ në zhvillimin ekonomik të komunave. Si shembull pozitiv e thekson Britaninë e Madhe ku ka informacione të detajuara, jo vetëm për projektet dhe shërbimet komunale, por edhe për këshilltarët që i përfaqësojnë qytetarët.
Barometri i ueb transparencës
Manastir 47,44%
Strumicë 45,51%
Prilep 44.87%
Haraçinë 0.00%
Vevçan 0.00%
Likovë 0.00%
Staro Nagoriçane 0.00%
Çuçer Sandevë 0.00%
Mirko Trajanoski

