Author: almakos

Qyteti i Shkupit nuk ndërton me standarde të dyfishta. Unë jam kryetar i parë i komunës i cili ka ndërtuar në gjithë 10 komunat dhe në qytetin e Shkupit. Kështu tha Koce Trajanovski në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA. Duke folur për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të qytetit të Shkupit, Trajanovski tha se përdorimi i saj varet edhe nga teknika dhe teknologjia e re. “Në fillim nuk kishte as në autobusë por e rregulluam këtë çështje të teknologjisë digjitale, pastaj edhe në ekranet gjithashtu. Ndërmarrjes “Ujësjellës dhe Kanalizim” i është dërguar urdhër për ti përgatitur faturat…

Lexo më Shumë

09 October Gjysma e qytetarëve në Maqedoni ose më saktësisht 49% presin që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2025 ose më herët. Këtë e tregon barometri më i ri ballkanik, hulumtim statistikor për qëndrimet e popullatës në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Por, qytetarët në Maqedoni nuk janë optimistët më të mëdhenj lidhur me çështjen e eurointegrimit. Para nesh janë qytetarët e tri shteteve tjera nga rajoni. Në Shqipëri, anëtarësim deri në vitin 2025 ose më herët presin 72%, më pas vijon Kosova ku pritje të tillë kanë…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Katica Janeva përjashton mundësinë që të dënuarit në rastin “Monstra” të lirohen nga burgu në rast rigjykimi. E pyetur nga Televizioni Shenja nëse nga ajo që e kanë të njohur si prokurori, ka mundësi që të dënuarit të mbrohen nga liria, Janeva e habitur u përgjigj se për herë të parë dëgjon një tezë të tillë, përcjell Almakos. “Për herë të parë dëgjoj diçka të këtillë. Nuk është e vërtetë. Ne i kemi materialet e përgjimeve dhe po i dëgjojmë me vëmendje. Në bazë të atyre dëshmive do të veprojmë”. Me rigjykim eventual të rastit “Monstra” ka gjasa…

Lexo më Shumë

Seanca për rastin “Sopoti” u anulua me kërkesë të avokatëve për shkak të ndryshimit që u bë në trupin gjykues dhe shkaku që rasti tashmë është në duar të Prokurorisë Speciale. Avokatët kërkuan kohë të shkurtë për tu njoftuar me akuzën tashmë të freskuar nga PSP në mënyrë që të bëhet mbrojtje më efektive. VULLNET PAÇUKU, AVOKAT “Është një rast i cili shpresoj dhe mendoj se do të studiohet nga kolegët tanë në fakultetin e drejtësisë. Kjo pasi pa prova, tërë kohën janë akuzuar persona krejtësisht të pafajshëm, persona që deri tani kanë vuajtur afro 40 vite burg, në një…

Lexo më Shumë

Rrugë të pastruara, punëtor që pastrojnë rrugët, por jo vetëm kaq. Edhe kandidat për kryetar komunash të cilët dalin nëpër terren dhe pastrojnë rrugë, është kjo atmosfera që mbizotëron këto ditë të fushatës zgjedhore. Por, sa të pastra janë rrugët kryesisht të vendbanimeve shqiptare tregojnë vetë qytetarët. Ata thonë se gjithë kjo ndodh vetëm përshkak se është fushatë, sepse janë vetë ata dëshmitar se si duken rrugët ditëve të zakonshme. Sipas tyre, përfaqësuesëve politik tani ju duhen votat, prandaj mund t’i shohin në terren, sepse në të kundërtën ata nuk duken akund. Qytetar:“Rrugët tash i pastrojnë se ju duhen tash…

Lexo më Shumë

Çelësat e shtëpisë së Vlladimir Pançevskit, ish-kryetar i Gjykatës Penale nuk janë marrë fare. Kështu deklaron prokurorja speciale Katica Janeva, e cila tha për mediat se do të vijë momenti kur kjo situatë do të shpjegohet në çdo detaj. KATICA JANEVA, PSP “E para dhe thelbësore është ajo që dihet se pse neve hymë në shtëpinë e tij, dihet pse shkuam edhe në gjykatë, që të shohim nëse ai e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar, respektivisht a jep sekrete shtetërore. Nuk i është marrë çelësi, aspak nuk i është marrë çelsi, ndoshta shihet në kamerë se i…

Lexo më Shumë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve (ASHAM) shënon 50 vjetorin e themelimit duke i bërë një bilancë aktiviteteve të këtij institucioni të lartë shkenor. Akademikët shqiptarë konsiderojnë se ky institucion për dallim nga e kaluara kur merrej me studime që fyenin shqiptarët, tani ka filluar të ndryshoj përcektimin por për të arritur nivelin e duhut ende nevojiteti punë, thotë anëtari i jashtëm i Akademisë, Izet Zeqiri.  Është e vërtetë se Akademia e Shkencës në syrin e shqiptarëve shihet me një dilemë duke iu referuar të kaluarës, mirëpo puna e Akademikëve shqiptarë dhe qëllimi i tyre që ky institucion dalë ngadalë…

Lexo më Shumë

09 October Ministri i jashtëm vendas Nikolla Dimitrov pas takimit me dy shefave të Diplomacisë atë të Suedisë dhe Finlandës, Margot Valstrom dhe Timo Soini në Shkup, tha se vizita e tyre vjen në një kohë shumë të rëndësishme për vendin kurse shtoi se procesi për bisedimet për emrin do të filloj pas zgjedhjeve lokale. Këtë proces ne e marrim shumë seriozisht. Ky proces do të filloj pas zgjedhjeve lokale siç paralajmëroi edhe ndërmjetësuesi Metju Nimic dhe kështu do ta trajtojmë atë – deklaroi Nikollla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme. Maqedonia të zbatoj reformat sa më shpejtë të jetë e mundur të…

Lexo më Shumë

Anketa e realizuar nga Instituti “Dimitrija Çupovski” ka nxjerrë këto rezultate të partive politike. Tek partitë shqiptare, BDI-ja ka marrë 4.2% të vota, e ndjekur nga afër nga Lëvizja Besa me 3.9%. Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 2% ndërsa për partitë tjera do të votonin. 2.9%. Sa i përket taborit politik shqiptar, anketat e institutit “Dimitrija Çupovski” janë treguar shumë më të sakta se ato të Brima Gallupit edhe pse ka treguar tendenca për favorizim të BDI-së, pasi ky institut ka marrë mjete të majme gjatë kohës së qeverisë VMRO-BDI. Sipas kësaj ankete, partia e Gruevskit…

Lexo më Shumë

09 October Rreth orë 13 në rrugën Zhivko Brajkovski, afër shkollës së mesme ekonomike 10-12 nxënës shqiptar nga fshati Çegran, përderisa kanë qëndruar në picerinë Bini, rreth 40-50 nxënës turq nga e njëjta shkollë nga fshati Vrapcishtë, janë përplasur fizikisht duke i goditur me grushta dhe shqelma. Gjatë sulmit është përdorur edhe një thikë. Plagë nga thika kanë marrë tre nxënës, dy prej të cilëve janë dërguar në Spitalin e qytetit në Gostivar, ndërsa njëri për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në Shkup. Për më shumë informata në orën 19. Alsat-M

Lexo më Shumë

09 October “Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit ka qenë i kapur nga qeveria paraprake, ndërsa anëtarët e tij janë zgjedhur në bazë të bindjeve politike e jo në bazë të aftësive profesionale.” Ky është vlerësimi i ish anëtares së anti-korrupsionit Vanja Mihajllova, e cila kërkon ndryshime kadrovike dhe ligjore në këtë sferë. Ajo nuk e kursen as qeverinë aktuale duke e kritikuar për mosmarrje të masave konkrete kundër korrupsionit. Edhe pse qeveria e re luftën kundër korrupsionit e ka prioritet kryesorë, ashtu siç bëri me shkarkimin e Prokurorit Publik i cili ishte pengesë për funksionimin e drejtësisë, por për…

Lexo më Shumë

09 October “Shkupi është i të gjithëve dhe do t’ua kthejmë qytetarëve”, këto ishin fjalët e kandidatit për kryetar të komunës së Shkupit nga rradhët e LSDM-s, Petre Shilegov, gjatë prezantimit të programit politik para qytetarëve. Ai ftoi që me 15 tetor qytetarët e Shkupit ta votojnë dhe ti japin fund regjimit të Nikolla Gruevskit. Mes tjerash ai premtoi edhe gazifikimin e qytetit, shteg për biçikleta dhe hapësira të gjelbërta. Në vend të komunikacionit të shtrenjtë dhe jofunksional, do të mundësojmë transport publik më të lirë, të organizuar mirë dhe me autobus me energji elektrike. Intensivisht do të punojmë në…

Lexo më Shumë