Anketa e realizuar nga Instituti “Dimitrija Çupovski” ka nxjerrë këto rezultate të partive politike. Tek partitë shqiptare, BDI-ja ka marrë 4.2% të vota, e ndjekur nga afër nga Lëvizja Besa me 3.9%. Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 2% ndërsa për partitë tjera do të votonin. 2.9%.
Sa i përket taborit politik shqiptar, anketat e institutit “Dimitrija Çupovski” janë treguar shumë më të sakta se ato të Brima Gallupit edhe pse ka treguar tendenca për favorizim të BDI-së, pasi ky institut ka marrë mjete të majme gjatë kohës së qeverisë VMRO-BDI.
Sipas kësaj ankete, partia e Gruevskit ka 38.6% të mbështetjes, në pyetjen: Kë do votoni në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
LSDM-ja sipas kësaj ankete pritet të ketë 21.8%. Në këtë pyetje, me ”nuk e di” janë përgjigjur 26.6%. Anketa është bërë në periudhën nga 4 deri 6 tetor me 850-1200 njerëz.


