09 October
“Shkupi është i të gjithëve dhe do t’ua kthejmë qytetarëve”, këto ishin fjalët e kandidatit për kryetar të komunës së Shkupit nga rradhët e LSDM-s, Petre Shilegov, gjatë prezantimit të programit politik para qytetarëve. Ai ftoi që me 15 tetor qytetarët e Shkupit ta votojnë dhe ti japin fund regjimit të Nikolla Gruevskit. Mes tjerash ai premtoi edhe gazifikimin e qytetit, shteg për biçikleta dhe hapësira të gjelbërta.
Në vend të komunikacionit të shtrenjtë dhe jofunksional, do të mundësojmë transport publik më të lirë, të organizuar mirë dhe me autobus me energji elektrike. Intensivisht do të punojmë në gazifikimin, Shkupi do të jetë qytet që do të punojë për të gjithë qytetarët e tij, do të jetë vend me jetë kualitative dhe shërbime më të mira- tha Petre Shilegov, kandidat për kryetar komunë të Shkupit.

