Qyteti i Shkupit nuk ndërton me standarde të dyfishta. Unë jam kryetar i parë i komunës i cili ka ndërtuar në gjithë 10 komunat dhe në qytetin e Shkupit. Kështu tha Koce Trajanovski në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA. Duke folur për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të qytetit të Shkupit, Trajanovski tha se përdorimi i saj varet edhe nga teknika dhe teknologjia e re.
“Në fillim nuk kishte as në autobusë por e rregulluam këtë çështje të teknologjisë digjitale, pastaj edhe në ekranet gjithashtu. Ndërmarrjes “Ujësjellës dhe Kanalizim” i është dërguar urdhër për ti përgatitur faturat edhe në gjuhën shqipe, megjithatë, siç e dini, edhe ata kaluan prej një sistemi në një tjetër, por edhe kjo do të bëhet në periudhën në vijim”, tha Trajanovski në emisionin “Studio e hapur”.
Në pyetjen e gazetarit se përse të punësuarit e ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, në pajisjet e reja të cilat i kanë siguruar muaj më parë është anashkaluar gjuha shqipe dhe përse drejtori i këtij institucioni nuk lejon përdorimin e gjuhës shqipe, Trajanovski tha se ai nuk është drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit por, kryetar i Qytetit të Shkupit, ndërsa premtoi se në gjitha ndërmarrjet gjuha shqipe do të respektohet.
Trajanovski: “Nuk e di se si keni ardhur gjer tek konstatimi se drejtori është ai që nuk lejon përdorimin e gjuhës shqipe?!
Sinani: Sepse, drejtori është ai që sjell vendimet për institucionin të cilin e udhëheq.
Trajanovski: Por, unë nuk jam drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit, unë jam kryetar i Qytetit të Shkupit.
Sinani: Po, por ju e keni emërtuar atë.
Trajanovski: Po, por ai ka kompetencat e veta.
Sinani: Megjithatë, ju si shef i tij duhet medoemos ta dini këtë. Nëse unë e di këtë, atëherë ju do të duhej ta dinit këtë edhe më mirë. Ju e dini se çfarë është situata në Higjienën Publike!
Trajanovski: E di. Pra, kjo do të ndodh edhe në ndërmarrjet tjera publike.
Sinani: Premtoni këtë?
Trajanovski: Po.
Sinani: Për sa kohë do të rregullohet kjo çështje, për sa muaj?
Trajanovski: Nuk mund të them se për sa muaj, por them se do të zgjidhet në periudhën në vijim.
“Periudha në vijim” është një shprehje e përgjithshme që nënkupton së paku 4 vite”, tha Trajanovski gjatë debatit në emisionin “Studio e hapur”.
I pyetur për Liqenin e Treskës, Trajanovski tha se menaxhimi me Liqenin i takon komunës së Sarajit, ndërsa ato i kanë dërguar atyre një studim për revitalizimin e Liqenit të Treskë që në të ardhmen së bashku me ndonjë partner publiko-privat të bëhet revilatizimi i saj.

