Akademia e Shkencave dhe e Arteve (ASHAM) shënon 50 vjetorin e themelimit duke i bërë një bilancë aktiviteteve të këtij institucioni të lartë shkenor. Akademikët shqiptarë konsiderojnë se ky institucion për dallim nga e kaluara kur merrej me studime që fyenin shqiptarët, tani ka filluar të ndryshoj përcektimin por për të arritur nivelin e duhut ende nevojiteti punë, thotë anëtari i jashtëm i Akademisë, Izet Zeqiri.
Është e vërtetë se Akademia e Shkencës në syrin e shqiptarëve shihet me një dilemë duke iu referuar të kaluarës, mirëpo puna e Akademikëve shqiptarë dhe qëllimi i tyre që ky institucion dalë ngadalë të reformohet dhe të jetë në interes të të gjithë qytetarëve por dhe të shqiptarëve është një punë permanente e akademikëve shqiptarë, sepse ky institucion është edhe i shqiptarëve, e financojnë shqiptarët dhe puna jonë është që dalë ngadalë të japim një imazh tjetër fare për punën dhe aktivitetin e Akademisë -dekalroi Izet Zeqiri, Akademik.
Zeqiri shton se njëra nga sferat që duhet investuar brenda kësaj Akademie, është pranimi i Akademikëve shqiptarë nga fusha e gjuhës dhe letërsisë me qëllim të afirmimit të vlerave shqiptare.
Duke e analizuar strukturën e Akademikëve të cilët janë të shkencave shoqërore dhe teknike-ekzakte, do të ishte me interes që në të rdhmen të hapet dera dhe të pranohen akademikë në gjuhë dhe letërsi të cilët përmes projekteve do të kontribonin më shumë në afirmimin e vlerave në kulturë dhe gjuhë, trashëgimi të kulturës shqiptare. Duke u nisur nga fakti se të tillë Akademik nuk kemi, do të ishte një mundësi që në të ardhmen të fokusohet kandidimi i kandidatëve shqiptarë në këto fusha – tha Akademiku Izet Zeqiri.
Projekti më kundërthënës i Akademisë që kishte nxitur reagime e protesta nga më të ndryshme ka të bëjë me Enciklopedinë e parë maqedonase. Përmbajtja e saj ishte fyese për shqiptarët për të cilët thuhej se janë njerëz të malit të vendosur në Maqedoni nga Shqipëria ndërsa emërtohen si arbanasëm arnautë dhe shiptari apo si “Pllaninci”. Pas reagimeve të shumta akademikët kishin vendosur të tërheqin këtë enciklopedi edhe pse shumë kopje të saj veç më ishin shpërndarë. Projekt tjetër kundërthënës dhe që kishte shkaktuar reagime ka të bëjë me propozimin e saj të vitit 2001 për ndarjen për ndarjen e terrotoreve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Vjollca Aliti

