Çelësat e shtëpisë së Vlladimir Pançevskit, ish-kryetar i Gjykatës Penale nuk janë marrë fare. Kështu deklaron prokurorja speciale Katica Janeva, e cila tha për mediat se do të vijë momenti kur kjo situatë do të shpjegohet në çdo detaj.
KATICA JANEVA, PSP
“E para dhe thelbësore është ajo që dihet se pse neve hymë në shtëpinë e tij, dihet pse shkuam edhe në gjykatë, që të shohim nëse ai e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar, respektivisht a jep sekrete shtetërore. Nuk i është marrë çelësi, aspak nuk i është marrë çelsi, ndoshta shihet në kamerë se i merret, por ajo nuk është ashtu, dhe mendoj se në një moment do të shpjegohet”
Kryeprokurorja Katica Janeva tha se ata dëshirojnë që sa më shumë që është e mundur të jenë profesionist dhe sekret në këtë pjesë parahetimore, por vetë imponomi i Pançevskit për të treguar se si punon PSP, sipas Janevës nxjerr shqetësimin e tij, ose pakënaqësinë se ne në mënyrë joprofesionale e bëjmë hetimin.
KATICA JANEVA, PSP
“Në këtë moment, u bë regjithstrimi i të gjithë lëndëve që u morën, do të fillohet me analizë, por duhet ta dini se ajo që ndodh në këtë rast ka edhe prapavijë tjetër, do të thotë e gjithë kjo duhet në mënyrë profesionale të ndiqet nga persona adekuat dhe profesionist të policisë të rregullohen këto të dhëna dhe më pas të kalohet në fazë tjetër”
Përderisa por bëhen hetime për keqpërdorimet eventuale të Pançevskit, edhe Këshilli i Gjykatës Penale është mbledhur për të diskutuar për punën e ish-kreut të kësaj gjykate. Mefail Ismaili

