Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nuk u ballafaquan edhe kësaj radhe me ish shefin e shërbimit sekret Sllobodan Bogoevski të cilin e kanë paditur për shpifje lidhur me mitmarrje në rastin “Magjar Telekom”. Edhe pse sot duhej të zhvillohej shqyrtimi kryesor mbi padinë e dy zyrtarëve të BDI-së, gjykatësi Nuhi Rustemi mungoi dhe seanca u anulua për pas zgjedhjeve, më 24 nëntor. Avokati i Bogoevskit Valentin Zafirov dyshon se mungesa e gjykatësit mund të jetë në interes politik të Xhaferit dhe Ahmetit pasi procesi mund të ndikojë në karrierat e tyre. Ai paralajmëron procedura të tjera penale të cilat mund…
Author: almakos
Bastisja e Prokurorisë Speciale tek ish kryetari i Gjykatës penale Vlladimir Pançevski është për shkak të hard-diskut të gjetur dhe të konfiskuar me bisedat e përgjuara te biznesmeni Lupço Paleski. Edhe pse këtë nuk e konfirmoi PSP-ja, urdhri gjyqësor për bastisjeje i lëshuar nga Gjykata e Gjevgjelisë tregon qartë lidhjen midis të dy rasteve. Në sqarimin qëndron: Urdhër gjyqësor për bastisje të Vladmir Pançevski Ka indikacione se dëshmi relevante gjenden te personi Ljupço Paleski, sepse gjatë bastisjes janë konfiskuar një numër i madh i dëshmive elektronike, mbi të cilat tani kryhet ekspertizë në Ministrinë e Brendshme. Analizat fillestare tregojnë se…
Aleanca për Shqiptarët, në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore për Komunë e Gostivarit vendos theksin të gjendja e rëndë ekonomike dhe migrimi i qytetarëve. Bartësja e listës së këshilltarëve të kësaj partie Njomëza Shaqiri deklaroi se pushteti i kaluar lokal nuk ka bërë asgjë për zbutjen e varfërisë ndërkohë që akuzoi kreun e deritanishëm të komunës për keqpërdorim të pozitës me qëllim të pasurimit personal të tij dhe të përsonave të afërt të familjes së tij. Na trego se si arrihet të posedohet 1 milion e 332 mijë e 969 euro pasuri të deklaruar në një familje me një të punësuar,…
< Integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian varet nga aftësia e Maqedonisë për t’i realizuar reformat e nevojshme, theksoi Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Valstrom. Si një nga politikanet më të fuqishme në BE, Valstrom për emisionin 360 gradë sqaroi se edhe zgjidhja e kontestit me Greqinë varet tërësisht nga dy vendet pasi BE-ja nuk ka njohuritë e nevojshme sa për të intervenuar midis këtyre dy fqinjëve. Për ne kjo është diçka që nuk mund ta kuptojmë plotësisht, sepse nuk kemi gjithë sfondin historik, as ndjenjën e lidhshmërisë me gjithë këtë. Prandaj për ne është vështirë të gjykojmë ose…
Që nga fillimi i këtij viti e deri më 30 shtator, në Klinikën për Gjinekologji në Shkup kanë vdekur 127 foshnja, që i bie çdo të dytën ditë një foshnje të humb jetën. Nga kontrolli i Inspektoratit Sanitar Shtetëror, në këtë klinikë janë vërejtur mungesa e inkubadorëve, mungesë e kuadrit medicinal si anestezeolog, motra medicinale, neonatolog, histopatalog, shtretër e pajisje të vjetëruara. Janë të vendosur nga dy foshnja në një inkubador. Klinika ka në disponim 25 inkubdorë ndërkaq gjatë kohës së inspeksionit të hospitalizuar kanë qenë 49 foshnja. Nga aspekti i kuadrit të të punësuarve në bllokun e kujdesit intenziv…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe ministrat e të dyja vendeve nënshkruan sot në Beograd gjithsej 12 marrëveshje mes Turqisë dhe Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA). Ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlloviç dhe ministri i Komunikacionit , Infrastrukturës dhe Detarisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Aslan, nënshkruan sot në Beograd deklaratën për bashkëpunim në sferën e komunikacionit dhe infrastrukturës mes Serbisë dhe Turqisë. Mes dy vendeve është nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim në sferën e urbanizmit. Gjithsej 12 marrëveshje janë nënshkruar në prani të presidentit të Turqisë Recep Tayyip…
Komisioni i formuar në Ministrinë e Drejtësisë po vazhdon me kontrollin në sistemin elektronik “AKMIS” të Gjykatës Penale. Kjo në mënyrë të kontrollohen keqpërdorimet eventuale ose kurdisjet e lëndëve të caktuara tek gjykatës të caktuar. Gjykatësi i emëruar nga ministria, Llazar Nanev është në krye të komisionit i cili prej të enjtes, kur edhe PSP bënte bastisje në shtëpinë dhe zyren e Vlladimir Pançevskit, po vazhdon kontrollin e lëndëve gjyqësore. Kontrolli i sistemit AKMIS do të bëhet edhe në Gjykatat e tjera të vendit. Kontrollet kanë filluar me rekomandim të Rajhard Pribesë në mënyrë të shpalosen keqpërdorimet e deritanishme.
10 October Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti, vazhdon aktivitete e tij parazgjedhore në këtë Komunë për të promovuar programin e tij zgjedhor. Dauti së fundmi takoi anëtarët e Qendrës së Personave me Invaliditet Fizik të cilëve u premtoi krijimin e kushteve më të mira për to, mundësi më të mëdha për punësim në organet e pushtetit lokal si dhe përkujdesje më të madhe institucionale. Qeveria e Maqedonisë në vitin 2011 ka nënshkruar një detyrim që do t’i përmbahet respektimit të të drejtave të personave që kanë invaliditet fizik. Ne do të angazhohemi sinqerisht dhe seriozisht që…
Të dielën në mbrëmje, është thyer vetura e kandidatit për këshilltar të Lëvizjes BESA në Komunën e Sarajit, Sedat Halimi. Vetura është thyer para shtabit të Lëvizjes Besa në Saraj, derisa Halimi ka qenë brenda në shtab. Autorët e panjohur menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Halimi është i dyti në listën e kandidatëve për këshilltarë në Saraj dhe kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA në fshatin Gllumovë. “Nuk mund të më frikësoni me kësi sulme tinëzare, por vetëm se më bëni më të vendosur që të vazhdoj në këtë rrugë ku gjendem bashkë me shokët e mi, deri…
10 October Dy nxënësit e shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit të cilët një ditë më parë u therën me thikë, të cilët po kurohen në Klinikën Torakale në Shkup janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe nxënësi i tretë i therur me thikë që për kurim ndodhet në spitalin e Gostivarit është në gjendje të mirë shëndetësore. Tek njëri prej të lënduarve është bërë një intervenim, konkretisht është vendosur një dren në pjesën e kraharorit, ndërsa tjetri po trajtohet në mënyrë konservative. Që të dy janë në gjendje të mirë – deklaroi Nexhati Jakupi, Drejtor i Klinikës Torakale. Policia njofton…
Kandidati i BDI-së për Komuën e Çairit, Visar Ganiu, gjatë tubimit në këtë Komunë, premtoi realizimin e plotë të programit të tij për zhvillimin e Çairit në katër vitet e ardhshme, të quajtur “Kontrata”. Ai premtoi se do të mbajë fjalën e dhënë dhe që do të punojë me ndershmëri dhe transparencë. Ganiu ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime, duke pranuar se pushteti lokal ka probleme por që do të angazhohet plotësisht në tejkalimin e tyre. Unë dhe ekipi im, duke biseduar me ju në terren, duke shkuar derë më derë, i dëgjuam të gjitha problemet tuaja. Ne e…
10 October VMRO-DPMNE-ja gjatë tubimit në Gjevgjeli premtoi ndërtimin e bulevardit perëndimot të qytetit për automjetet e rënda me qëllim të lehtësimit të trafikut, vend të posaçëm për ndërtimin e shtëpive të reja të cilat komuna do t’i ndajë në parcela si dhe uljen ose ndërprerjen e tërësishme të shpenzimeve për shërbimet komunale. Kandidati i kësaj partie për kryetar komunë Ivan Frangov premtoi ndërtimin e qendrave rekreative dhe përfundimin e projektit për ujësjellësin. Ndërtimin e sistemit të ri të ujësjellësit në Gjevgjeli i cili është në fund të realizimit, ndërtimin e sallës sportive, parkut argëtues dhe pishinës në kuadër të…

