Kandidati i BDI-së për Komuën e Çairit, Visar Ganiu, gjatë tubimit në këtë Komunë, premtoi realizimin e plotë të programit të tij për zhvillimin e Çairit në katër vitet e ardhshme, të quajtur “Kontrata”. Ai premtoi se do të mbajë fjalën e dhënë dhe që do të punojë me ndershmëri dhe transparencë. Ganiu ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime, duke pranuar se pushteti lokal ka probleme por që do të angazhohet plotësisht në tejkalimin e tyre.
Unë dhe ekipi im, duke biseduar me ju në terren, duke shkuar derë më derë, i dëgjuam të gjitha problemet tuaja. Ne e dimë se çfarë i duhet Çairit prandaj kemi përgatitut program i cili parashikon projekte nga fusha e urbanizmit, komunikacionit, arsimit, sportit, kulturës, higjienës, ekologjisë, sigurisë… Kemi një program voluminoz, i paketuar dhe i menduar mirë -deklaroi Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për Çairin.

