10 October
Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti, vazhdon aktivitete e tij parazgjedhore në këtë Komunë për të promovuar programin e tij zgjedhor. Dauti së fundmi takoi anëtarët e Qendrës së Personave me Invaliditet Fizik të cilëve u premtoi krijimin e kushteve më të mira për to, mundësi më të mëdha për punësim në organet e pushtetit lokal si dhe përkujdesje më të madhe institucionale.
Qeveria e Maqedonisë në vitin 2011 ka nënshkruar një detyrim që do t’i përmbahet respektimit të të drejtave të personave që kanë invaliditet fizik. Ne do të angazhohemi sinqerisht dhe seriozisht që të përkujdesemi institucionalisht për mirëmbajtjen e Qendrës për Invaliditet Fizik, investime infrastrukturore të nevojshme dhe qasje të këtyre personave në organet e vetëqeverisjes lokale në nivel më të avansuar se sa qeverisja e kaluar – deklaroi Bardhyl Dauti, kandidat i PDSH-së për Tetovën.

