10 October
VMRO-DPMNE-ja gjatë tubimit në Gjevgjeli premtoi ndërtimin e bulevardit perëndimot të qytetit për automjetet e rënda me qëllim të lehtësimit të trafikut, vend të posaçëm për ndërtimin e shtëpive të reja të cilat komuna do t’i ndajë në parcela si dhe uljen ose ndërprerjen e tërësishme të shpenzimeve për shërbimet komunale. Kandidati i kësaj partie për kryetar komunë Ivan Frangov premtoi ndërtimin e qendrave rekreative dhe përfundimin e projektit për ujësjellësin.
Ndërtimin e sistemit të ri të ujësjellësit në Gjevgjeli i cili është në fund të realizimit, ndërtimin e sallës sportive, parkut argëtues dhe pishinës në kuadër të kompleksit sportiv rekreativ, për të cilin kemi sjellë dokumentacion me plan të plotë urbanistik, ndërtimin e 14 klasave të reja në shkollën e mesme Josif Josifovski me qëllim të sigurimit të mësimit dinjitoz, rregullimin e qendrës rekreative vrojtuese në Gjevgjeli si vend për sport dhe rekreativitet – deklaroi Ivan Frangov, kandidat i VMRO-DPMNE-së për Komunën e Gjevgjelisë.
Alsat-M

