Aleanca për Shqiptarët, në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore për Komunë e Gostivarit vendos theksin të gjendja e rëndë ekonomike dhe migrimi i qytetarëve. Bartësja e listës së këshilltarëve të kësaj partie Njomëza Shaqiri deklaroi se pushteti i kaluar lokal nuk ka bërë asgjë për zbutjen e varfërisë ndërkohë që akuzoi kreun e deritanishëm të komunës për keqpërdorim të pozitës me qëllim të pasurimit personal të tij dhe të përsonave të afërt të familjes së tij.
Na trego se si arrihet të posedohet 1 milion e 332 mijë e 969 euro pasuri të deklaruar në një familje me një të punësuar, pa bërë mëkat, e pa bërë korrupsion? Ne e lusim që në këtë tabelë ai të shtojë edhe disa pasuri të tjera të patundshme të cilat i posedon, vilën në Shqipëri, banesa dhuruar vajzës së tij përballë stacionit të autobusëve, shtëpia në Zvicër, pjesë nga qendra tregtare në mes të Gostivarit, etj – deklaroi Njomëza Shaqiri, bartëse e listës për këshilltarë të Aleancës për Shqiptarët në Gostivar.

