Rrugë të pastruara, punëtor që pastrojnë rrugët, por jo vetëm kaq. Edhe kandidat për kryetar komunash të cilët dalin nëpër terren dhe pastrojnë rrugë, është kjo atmosfera që mbizotëron këto ditë të fushatës zgjedhore. Por, sa të pastra janë rrugët kryesisht të vendbanimeve shqiptare tregojnë vetë qytetarët. Ata thonë se gjithë kjo ndodh vetëm përshkak se është fushatë, sepse janë vetë ata dëshmitar se si duken rrugët ditëve të zakonshme. Sipas tyre, përfaqësuesëve politik tani ju duhen votat, prandaj mund t’i shohin në terren, sepse në të kundërtën ata nuk duken akund.
Qytetar:
“Rrugët tash i pastrojnë se ju duhen tash për vota, por pastaj dobët. Higjiena nuk është askund këndej nga ne, prej urës së gurit e këndej nga pjesa e shqiptarëve nuk është askund, po flas për Komunën e Çairit, nga pjesa maqedonase dihet se ka pastërti”.Qytetar:
“Ata tash kanë filluar pak, janë duke u munduar andej këndej, nëpër lagje kinse punojnë, por nuk punojnë aspak…Rrugët e qytetit i shihni edhe vet ju, janë katastrofë. Këtu nga ne shumë keq, të dalësh në anën tjetër është më mirë, por këtej nga ne është shumë keq”.
Ekzsiton një dallim i dukshëm, thonë qytetarët mes vendbanimeve shqiptare dhe maqedonase, pasi sipas tyre lagjet shqiptare pastrohen vetëm gjatë kohës së fushatës, ndërsa ato maqedonase janë çdoherë të pastërta.
Qytetar:
“Kot që folin këto politikanët, këto kryetarët që janë, për ato parat që folin kinse investime, që do e bëjmë atë, do e bëjmë këtë, por kot e kanë, se nuk bëjnë asgjë…Nuk pastrojnë asgjë, gjithë mbeturina nga pjesa e shqiptarëve. Vetëm flasin kot, lavdërohen, por nuk bëjnë asgjë, nga të shkosh, gropa, mbeturina. Vetëm flasim kot se nga pjesa maqedonase mund të ecish pa këpucë”.Qytetar:
“Vetë populli i sheh se sa të pastra janë rrugët, nuk ka këtu pastërti. Fillimisht mbeturinat që mblidhen nëpër shtëpi, nuk vijnë që t’i marrin me javë…Tash e kanë momentin për të bërë ato punë dhe pastaj prapë vazhdojnë sikur që ka qenë”.
Mirëpo, qytetarët thonë se politikanët nuk do të munden që t’i manipujnë më, andaj ata i porosisin përfaqësuesit politik se janë të kota të gjitha tentimet që i bëjnë për fushatë, pasi ata më janë vetëdijësuar dhe nuk do të bien pre e mashtrimeve partiake. Emine Ismaili

