Në një kilometër katror janë shpenzuar 680 milionë euro. Po të ishin investuar aty ku duhet, nuk do të kishim 51 për qind të infrastrukturës të pa ndërtuar. Kështu tha kandidati i LSDM-së për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA.
I pyetur në lidhje me atë se përse po falin BDI-në për të bëmat e tyre, Shilegov tha se ata nuk e kanë falur BDI-në dhe nuk do të falin krimin e askujt.
“Meqë ra fjala, nuk di a e dini se, edhe pse mendoj që publiku është i njoftuar, megjithatë do ta përsëris, ne si LSDM insistonim që gjatë formimit të koalicionit me Bashkimin Demokratik për Integrim, të gjithë kandidatët për bartës të funksioneve të larta shtetërore të kenë vërtetim nga Prokuroria Speciale Publike se nuk janë pjesë e bisedave të përgjuara. Ky është insistimi jonë, sepse nuk na bie ndër mend të falim krimin e askujt, përfshirë këtu edhe krimin tonë, nëse eventualisht është bërë një gjë e tillë”, tha Shilegov në emisionin “Studio e hapur”.
Sa i përket asaj se si do të tejkalohet humnera pas deklaratave të Zaevit se BESA është në koalicion me VMRO-në, dhe si Shilegov do të kërkoj votat e BESËS dhe Aleancës për shqiptarët, Shilegv tha se qytetaret do të votojnë për atë kandidatë që do të përmirëson jetesën e tyre.
“Megjithatë, vet fakti se qytetarët janë pjekur gjer në atë masë sa që ai njeri tek tezga, pa qenë i sfiduar me asgjë, më tha : “Unë jam anëtar i Besës, por ty do ta jap mbështetjen time”, dëshmon se qytetarët, jashtë partive politike, mendojnë në mënyrë të shëndoshë lidhur me atë se kush është personi, njerëzit apo grupacioni politik që do të mund të krijojnë politika që do të përmirësonin jetën e tyre”, deklaroi Shilegov.

