Komiteti për mbrojtje të të drejtave sot ka përshëndetur qëndrimin e Prokurorisë Publike për pranimin e ankesave që rasti “Monstra” të kthehet për rigjykim, me qëllim që të largohen dyshimet dhe të zbardhet e vërteta.
“Komiteti thekson se qasja e këtillë e Prokurorisë dhe gjyqësorit duhet të vazhdojë tek të gjitha lëndët tjera, rastet e montuara politike, pa marrë parasysh konotacionin etnik të cilit do rast. PSP-ja duhet ta bëjë këtë atje ku është kompetente dhe ku posedon materialet e përgjuara”, thuhet në njoftimin e Komitetit.
Ata më tej shtojnë se reformat në gjyqësor do të ndodhin vetëm pasi të zbardhen rastet e montuara politike.

