Kandidati i Aleancës për Shqiptarët Ziandin Sela sonte u ndal në Ladorisht të Strugës. Ai theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë politike të shqiptarëve në Maqedoni. Sela drejtuar struganëve tha se jo vetëm në Strugë por edhe në shumicën e komunave në të cilat garojnë do të arrijnë të korrin fitore, pasi ai beson se bashkëqytetarët e tij janë shumë të vetëdijshëm që votën e tyre ta japin jo vetëm ndaj një partie shqipare, por edhe ndaj një kandidati shqiptar që do të flasë, menaxhojë dhe punojë shqip.
“Është i vetmi subjekt politik i cili shumë shpejtë do të ngadhënjej në shumicën e komunave shqiptare atje ku dhe garon… Ne jemi të gatshëm edhe për në Kërçovë, mos keni asnjë dilemë, por ne nuk e kemi ndërmend të ju shpallim luftë shqiptarëve atje dhe ne nuk nxorrëm atje kandidat, por bëjmë thirrje dhe vazhdojmë të bëjmë thirrje që të përkrahet kandidatura shqiptare. Ne hoqëm kandidatin tonë nga komuna e Bërvenicës, nga të njejtat shkaqe, në mënyrë që të mos fitojë ndodnjë kandidaturë maqedonase”, tha Sela.

