Në emisionin “Studio e hapur”, mungoi kandidati i BDI-së për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta. Edhe atij sikurse edhe kandidatëve tjerë ju lexuan pyetjet e planifikuar për t’i parashtruar.
Ja 5 pyetjet për kandidatin e BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta:
- Banorët e Gostivarit ankohen për kaosit në trafik në qendër të qytetit. Kur do ta zgjidhni këtë problem kronik të këtij qyteti?
- Ankesa e dytë është çështja e deponisë. Si do ta zgjidhni këtë çështje nëse sërish e fitoni mandatin pasi që deri më tani nuk keni arritur të gjeni ndonjë zgjidhje konkrete?
- Problem tjetër që paraqitet në qytetin tuaj, të cilin e udhëhiqni prej dy mandatesh, është çështja filtrimit të ujit. Pse nuk e keni zgjidhur këtë problem?
- Akuzë tjetër që vjen në adresën tuaj, është çështja e shëndetësisë. Pse keni lejuar ju si kryetar komune që i takoni një partie politike që është në pushtet tashmë 9 vjet pa asnjë shkëputje, ky dikaster të përballet me probleme të kësaj natyre?
- Pse keni lejuar që borxhi i komunës të arrijë në 1.4 milionë euro?

