Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë tubimit të mbrëmshëm në Strugë kërkoi mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune për listën e këshilltarëve. Thaçi tha se partia e tij duhet të mbështetet pasi e ai ka dëshmuar sinqeritetin e saj ndaj interesave shqiptare, përmes tërheqjes së kandidatit të tyre për kryetar të Strugës. Megjithatë ai bëri me dije se publikisht nuk do të përkrahë asnjërin nga kandidatët shqiptarë të partive tjera.
Ne kërkojmë mbështetje për listën e këshilltarëve dhe në të njëjtën kohë kërkojmë mbështetje për PDSH-në. Ne nuk prononcohemi në mbështetje të asnjë kandidati tjetri. Çdokush që dëshiron të bëhet pjesë e mbështetjeve apo e pazareve të pastra apo të pista përgjegjësinë e mban personalisht. Disktuimi im në qytetin e Strugës do të ndryshojë nga diskutimet në qytete tjera dhe vendbanimet tjera për shkak se këtu gjithë opinioni e dinë se ne duke dashur që të japim kontribut që të mos rrezikohet kandidatura e kryetarit të komunës që do jetë fitues dhe të mos jetë i ndonjë nacionaliteti tjetër, kemi tërhequr kandidatin tonë -tha Menduh Thaçi, PDSH.

