Author: almakos

Kryetari i Supremes, Jovo Vangelovski dhe kryetari i këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski janë në inspektim në gjykatën e Gjevgjelisë. Vizita vijoi pasi që kjo gjykatë dha urdhër që PSP-ja ta bastisë shtëpinë e ish kryetarit të Penales, Vladimir Pançevski. As Vangelovski, as Karaxhovski nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike. Që të dy duhet të vërtetojnë nëse gjykata në Gjevgjeli ka marrë vendim të drejtë me atë që ka aprovuar bastisje të shtëpisë së Pançevskit, dilemë kjo të cilën pikërisht ai e hodhi në opinion, ndërsa edhe bëri parashtesë në Këshillin Gjyqësor. Ndryshe, Vangelovski deri më tani, me precedenca juridike kishte disa…

Lexo më Shumë

Shkolla “Liria” ndan vendime pune pa peshë juridike duke i interpretuar si të jenë VENDIME ose AKTVENDIME pune, raporton SHENJA. Bazuar në ankesat e disa qytetarëve anonim të cilët na dorëzuan një dokument për të cilin ju është thënë se është gjoja vendim pune, duket se dokumenti i punësimit mban titullin “Odlluka” ose konkluzë, e jo “Reshenie”- ose Aktvendim siç do duhej të jetë, për të patur peshën e nevojshme juridike dhe të jetë në fakt një vendim i vërtetë pune. Pyetëm avokatin e popullit për një interpretim të këtyre dy dilemave juridike mes “Aktvendimit për punë” dhe “konkluzës”. Ixhet…

Lexo më Shumë

Shefat e kandidatit të LSDM-BDI-së për disa ditë po vazhdojnë me sulmet qyqare ndaj prIvatësisë sime. Kështu mes tjerash tha kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi. Ai akuzoi se kundërtarët politik, me sulme të ulëta dhe në mënyrë më çnjerëzore mundohen që ta mbajmë nën kontroll e-mailin dhe facebook-un e tij personal, duke shkelur kështu çdo normë ligjore dhe juridike. ‘Këto sulme, që herë vijnë nga kandidati në fjalë e herë edhe nga shefat e tij, flet për panikun dhe frikën që i kapluar ata, të cilët e ndjejnë humbjen e zgjedhjeve në Çair më 15…

Lexo më Shumë

Në letër problemi u zgjidh, ndërsa në teren punimet do të zgjasin të paktën edhe 7 muaj. Qeveria, kryesia dhe sidnikati i “Jugohromit” firmosën memorandum mirëkuptimi që parasheh rifillimin e kapaciteteve dhe kthimin e punëtorëve pas vendosjes së filtrave. Drejtori i kombinatit, Vasko Skenderovski, lëvdoi qeverinë se ka treguar mirëkuptim për situatën e tyre. Ai paralajmëroi se punët do të zhvillohen në etapa, ndërsa dy furrat e para do të jenë të gatshme për punë në muajin maj ose qershor. Disa shoqata ekologjike janë shqetësuar për atë se “Jugohromi” do të punojë pa filtra dhe për këtë e sulmuan edhe…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë ka mbajtur tubimin e radhës në qytetin e Dibrës. Kandidati për kryetar të Dibrës nga radhët e kësaj partie Arben Agolli potencoi nevojën urgjente për mundësimin e ujit të pijshëm në këtë qytet. Agolli gjithashtu shtoi se në programin e tij zgjedhor parashikohet dhe dislokimi i deponisë së egër dhe modernizimi i riciklimit të mbeturinave. Mes projekteve Agolli përmendi edhe urbanizimin e Dibrës si asfaltimin e rrugëve, zgjerimin e korsive për këmbësorë dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra. Sigurisht se puna e parë, duhet të kemi ujë mor burra, vjen vera neve nuk lahemi dot, sepse…

Lexo më Shumë

12 October Një muaj e gjysmë nga fillimi i vitit të ri shkollor, shumë shkolla të mesme të vendit ballafaqohen me mungesë librash në lëndë të ndryshme. Lidhur me këtë problematikë ngritën zërin nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë (UNSH) të cilët apelojnë deri te Ministria e Arsimit për zgjidhje të shpejtë dhe korrigjim të gabimeve që vazhdojnë të mbeten nëpër njësitë mësimore. Ne bëjmë apel deri te Ministria e Arsimit dhe organet kompetente që nxënësve shqiptarë tu sigurojë libra ashtu siç kanë të gjithë nxënësit tjerë. Gjithashtu një pjesë e librave të cilat i posedojmë janë shumë të dëmtuara dhe…

Lexo më Shumë

Komisioni Antikorrupsion ka pranuar tre ankesa nga të punësuarit në institucionet shtetërore që janë gjobitur apo degraduar në postin e tyre gjatë procesit zgjedhor. Kjo, sipas anti-korrupsionit, përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit. Tre raste të tjera do të shqyrtohen më pas, në të cilat kandidati për kryetar komune të Kriva Pallankës, nga LSDM-ja, Borjanço Micevski, akuzon rivalin e tij të VMRO DPMNE-s, Arsenço Aleksoski se materialin e llogaridhënies së tij e ka bërë me paratë e komunës. Për keqpërdorim të fondeve komunale ankesë ka dorëzuar edhe kryetari i shtabit zgjedhor të BDI-së, në Strugë…

Lexo më Shumë

12 October Në Rruga drejt sonte kemi një përballje tepër interesante, por njëkohësisht edhe shumë të rëndësishme për spektrin politik, sonte do të ballafaqohen me ide dhe projektet e tyre kandidatët për kreun e komunës së Gostivarit. Një qytet ky që ka bukurinë e vet, një arkitekturë që mahnit, por edhe plot qytetari. Në rruga drejt sonte përballen: Nevzat Bejta, kandiat për kreun e komunës nga BDI; Arben Taravari, kandidat i Aleancës për Shqiptarët që drejtohet nga Ziadin Sela; Asaf Ademi, kandidat i Lëvizjes BESA dhe Shpat Iseini, kandiat i Aleancës për Shqiptarët që përbëhet nga UNITETi dhe RDK. [embedded…

Lexo më Shumë

12 October LSDM-ja mbajti tubimin e radhës në Prilep. Socialdemokratët kërkojnë mandat në këtë komunë për siç shprehen, zhvillimin e ekonomisë, krijimin e vendeve të reja të punë dhe urbanizimin e qytetit. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev duke folur për projektet e parapara për qytetin e Prilepit theksoi se Qeveria ka plan për zhvillim të barabartë të njësive lokale, ndarjen e 1 përqindëshit të Prodhimit Bruto Vendor për Komunat dhe inkuadrimin e shtëpive të shëndetit në kuadër të Komunave me qëllim rritjen e buxhetit Komunal. 12 vite kam udhëhequr komunë dhe e di mirë se sa janë të rëndësishme komunat…

Lexo më Shumë

Efekti i përgjithshëm nga rritja e rrogës minimale dhe rritjes për 2% për të punësuarit në çerdhe do të jetë rreth 2.040 denar, varësisht prej vendit të punës, deklaroi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska. Gjithashtu paga minimale në të ardhmen nuk do të mund të anashkalohet nga punëdhënësit dhe nuk mund të kalojnë paga më të ulëta nga 12 mijë denarë, deklaroi Carovska, sepse kjo gjë është e paraparë me ligj dhe e rregulluar përmes Drejtorisë për të Ardhura Publike. Paga bazë bruto para rritjes për 2 % në muajin shtator për vende të caktuara të…

Lexo më Shumë

“Kjo nuk është logjike. Eja të dalim ne duel! Pse po i ikni duelit?! Ja, sot në ora 4 ju ftoj që të vini në duel. Të dalim para publikut, së bashku me kandidatët tjerë, jemi të thirrur në emision”, deklaroi Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit. “Zotëri Shilegov, pse ma përmendët emrin? Ne nuk erdhëm këtu të diskutojmë”, u shpreh Koce Trajanovski, kandidat i VMRO-së për Qytetin e Shkupit. “Nëse unë edhe ti duhet të kemi replika, duhet ta bëjmë para publikut!”, u përgjigj Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit. “E pse më…

Lexo më Shumë

Me katër vite burg është denuar Pançe Angelov, i cili është shpallur fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Në seancën e kaluar gjyqësore Angellov u shpall fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Angellov është njëri nga sulmuesit i cili natën e 27 prillit gjatë dhunës në Kuvend ka sulmuar Sheqerinskën. Gjykatësja Xheneta Bektoviç tha se mbi Angellovin ka më shumë rrethana që ia rëndojnë akuzën se sa ia lehtësojnë.Ajo tha se është marë parasysh fakti se është njeri në moshë dhe nuk ka dosje penale, por megjithatë ka kryer vepër mizore penale edhe atë në sy të gjithë popullit të…

Lexo më Shumë