13 October Nga Gjykata Themelore “Shkupi 1” sot njoftuan se nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë marë kërkesë për anulimin e seancës së “Rastit të Kumanocës” dhe se për shkak të angazhimit të madh të MPB-së për sigurimin e delegacioneve ndërkombëtare dhe zgjedhjeve lokale do të duhet të shtyhet seanca për të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”. Për rastin e Kumanovës kanë mbaruar fjalët përfundimtare të grupit të logjistikës dhe vendimi përfundimtarë pritej të merret më 17 tetor por me kerkësë të MPB-së, kjo datë është shtyrë për në nëntor. Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë…
Author: almakos
Verdikti për procesin gjyqësor për rasin e Lagjes së Trimave, megjithatë do të jepet pas zgjedhjeve lokale. Kjo pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar shtyerje të patjetërsueshme, për shkak se nuk mund të sigurojë ekipe policore edhe për të siguruar procesin gjyqësor edhe për zgjedhje. Tashmë verdikti për Lagjen e Trimave do të dihet më 2 nëntor, ndërsa për të akuzuarin Sulejman Osmani për më 3 nëntor. /SHENJA/
13 October Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska e angazhuar për kontrollin e Gjykatës Penale, nuk ka vërejtur se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 janë ndarë lëndë në dorë. Shkurt për Alsat Zafirovska tha se nuk ka pasur njohuri se sistemi AKMIS për ndarjen elektronike të lëndëve është manipuluar nga kryetarët e gjykatës, edhe pse në Këshillin Gjyqësor kanë qasje të drejtpërdrejtë në sistem. Ndryshe, Zafirovska është ish kryetare e Këshillit Gjyqësor. LSDM përmes bombave publikoi se përderisa ajo ka qenë kryetare e këtij trupi, e ka njoftuar kryeministrin e atëhershëm Nikola Gruevski, se kur do të shpallë konkurs për…
13 October Qeveria kërkoi nga Ministria e Brendshme të hetojë disa raste të tenderave dhe kontratave. Ekzekutivi, dyshon se në ato raste, me veprimet e qeverisë së Nikolla Gruevskit është dëmtuar buxheti i shtetit. Qeveria kërkon nga autoritetet kompetente të hetojnë kontratat konsulente për ekspertët Aleksandar Nikovski, Xhorxh Peri dhe Ehshua Shuki Gvajtaman bashkëpunëtorë të jashtëm të ish-kryeministrit Gruevski. Vetëm Nikovski, djali i ish-ambasadorit Risto Nikovski, një mbështetës i politikave të VMRO – DPMNE-së, qeveria për arsye të ndryshme i ka paguar pothuajse 220.000 euro. “Përveç pagës mujore prej 3 mijë euro, bashkëpunëtori i Nikolla Gruevskit, për avio bileta ka…
Një grua e moshës prej rreth 70 vjet, dje në orën 12:50, është gjetur në ujërat e lumit Vardar në vendin “Dollni Duqani” në Veles, nga ana e një qytetari, njoftoi MPB. Pas autorizimit të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Veles. Po ndërmerren masa për konfirmimin e identitetit të personit dhe ndriçim të plotë të rastit.
Bashkimi Demokratik për Integrim bëri prezantimin e aktiviteteve të deritanishme dhe vlerësimin e fushatës për zgjedhjet lokale, të cilat janë caktuar për më 15 tetor. Shefi i shtabit zgjedhor të kësaj partie Fatmir Besimi tha se ata çdo herë kanë qenë transparent dhe pikërisht për këtë sot para qytetarëve treguan se si ka ecur puna për kandidatët e tyre. Ai më tej i kujtoi votuesëve se ata kanë shansin historik që tregojnë pjekurinë e tyre politike duke mbështetur ofertën e BDI-së që sipas tyre garanton komuna më të forta, më të qëndrueshme dhe që rrisin cilësinë e jetesës për çdo…
Tubimi i PDSH-së te shkolla Migjjeni në Tetovë:: https://www.youtube.com/watch?v=1sofulibZJg Kandidati për Tetovën i Partisë Demokratike Shqiptare, Bardhyl Dauti, aktivitetet e tija parazgjedhore i ka vazhduar sot edhe me banorët e lagjes Cetinska të cilëve iu ka kërkuar votën, me premtimin se, do të punoj në mënyrë intensive në drejtim të uljes së papunësisë dhe përmirësimit të infrastrukturës. Para tyre ka premtuar investime në këtë lagje, duke krijuar një plan të ri urbanistik dhe duke përmirësuar kushtet në infrastrukturë e me theks të veçantë, hapja e vende të reja të punës për këta banorë. Do zgjidhim problemin e izolimit dhe getoizimit…
LSDM-ja mbajti tubim në Shtip. Kandidati për kryetar të Shtipit nga radhët e LSDM-së Bllgoja Boxhvarski potencoi nevojën e shlyerjes së borxheve të komunës të cilat i trashëgon kryetari aktual, rikonstruktimin e shkollave, çerdheve dhe shtëpive të shëndetit. Nga ana tjetër, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se Shtipi ka nevojë për kyçjen në rrjetin e gazifikimit, premtim ky i cili sipas tij është premtuar që në vitin 2013 nga tashmë opozitarja VMRO-DPMNE. Zaev shtoi se Komuna e Shtipit nuk do të keqpërdor më tenderët për transportin e nxënësve. Ku është ai Ilço Zahariev i cili që nga viti 2013…
Të dielën, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të jenë të hapura për t’ju ndihmuar qytetarëve lidhur me të drejtën е realizimit dhe mbrojtjes së të drejtës së votës. Do hapen nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Përveç personalisht në zyra, qytetarët, parregullsitë zgjedhore do të mund t’i denoncojnë në numrat e telefonit, si vijon: Zyra në Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Strumicë: 034 329-996, Tetovë: 044 344-082, Shtip:…
Biznesi i dhënies së çmimeve rezulton të jetë shumë fitimprurës. Organizatat që japin këto çmime janë kryesisht me bazë në vendet e BE-së dhe ia shesin çmimet e tyre në të shumtën e rasteve vendeve në zhvillim, përfshirë ato të Ballkanit. Sipas këtij investigimi, organizatat i gjejnë kandidatët e rinj në të njëjtën mënyrë. Ata thonë se bëjnë kërkime dhe zgjedhin më të mirët, por në realitet dërgojnë qindra ftesa me email dhe nderojnë këdo që përgjigjet dhe bie dakord të paguajë. Investigimi i CINS/OCCRP zbuloi se shumë institucione dhe individë në Ballkan pëlqejnë të mburren teksa pozojnë përpara çmimeve…
Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore që zgjati 21 ditë dhe fillon heshtja para zgjedhjeve lokale të së dielës. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë takime finale me qytetarët në disa komuna. Lëvizja Besa organizon takim me qytetarët në Çair. Fushata për raundin e parë zgjedhor përfundon sonte në orën 24. Koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM do të mbajë takime me qytetarët në Debarcë dhe Vevçan, ndërsa tubimet në Strugë dhe Ohër. Karvani i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuara nga VMRO-DPMNE do të ketë tubim përfundimtar në Shkup. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni…
Udhëheqësia e Partisë Demokratike Shqiptare sonte qëndroi në Reçicë të Vogël për të kërkuar mbështetje për kandidatin e tyre për Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti. Kryetari i partisë Menduh Thaçi në fjalën e tij të rastit tha se ai është kryeplaku i politikës së shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa sipas tij, sipas tij politikanët tjerë janë të rrejshëm dhe të përkulur. Ai e kritikoi kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, se ai bën thirrje që të votohet lista për këshiltarë e LSDM-së. Thaçi shtoi se çdokush që e sulmon PDSH-në, nuk bën gjë tjetër po që me këtë i ndihmon armikut. “Më…

