13 October
Qeveria kërkoi nga Ministria e Brendshme të hetojë disa raste të tenderave dhe kontratave.
Ekzekutivi, dyshon se në ato raste, me veprimet e qeverisë së Nikolla Gruevskit është dëmtuar buxheti i shtetit. Qeveria kërkon nga autoritetet kompetente të hetojnë kontratat konsulente për ekspertët Aleksandar Nikovski, Xhorxh Peri dhe Ehshua Shuki Gvajtaman bashkëpunëtorë të jashtëm të ish-kryeministrit Gruevski. Vetëm Nikovski, djali i ish-ambasadorit Risto Nikovski, një mbështetës i politikave të VMRO – DPMNE-së, qeveria për arsye të ndryshme i ka paguar pothuajse 220.000 euro.
“Përveç pagës mujore prej 3 mijë euro, bashkëpunëtori i Nikolla Gruevskit, për avio bileta ka shpenzuar mbi 30 mijë euro, shërbime hotelierike 23 mijë euro, diçka karakteristike është se një shishe ujë ka kushtuar 5.400 denarë- deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Përveç familjes së Nikovskit, fitim nga kontratat ka pasur edhe familja e deputetit Kërsto Mukovski, ose firmë familjare “Atrium”. Ajo, siç pretendon Boshnjakovski shumë herë ka pasur pozicion preferencial gjatë pjesëmarrjes në tendera.
“Në dokumentacionin e tenderit janë kërkuar shërbime dhe të mira, për të cilat paraprakisht është ditur se nuk do të furnizohen dhe për të njëjtat janë ofruar çmimet për njësi që janë shumë të ulëta, me qëllim që në fund të dokumentacionit të tenderit të kësaj kompanie, të jetë ofertuesi më i mirë- tha Mile Boshnjakovski.
Hetim kërkohet edhe për blerjen e biletave ajrore. Sipas të dhënave, është konstatuar se personat kontraktures të Shërbimit të çështjeve të përbashkëta me Qeverinë kanë dorëzuar kërkesa për oferta të biletave vetëm te një kompani e vetme, dhe jo te të gjitha siç janë të detyruar.

