Bashkimi Demokratik për Integrim bëri prezantimin e aktiviteteve të deritanishme dhe vlerësimin e fushatës për zgjedhjet lokale, të cilat janë caktuar për më 15 tetor. Shefi i shtabit zgjedhor të kësaj partie Fatmir Besimi tha se ata çdo herë kanë qenë transparent dhe pikërisht për këtë sot para qytetarëve treguan se si ka ecur puna për kandidatët e tyre.
Ai më tej i kujtoi votuesëve se ata kanë shansin historik që tregojnë pjekurinë e tyre politike duke mbështetur ofertën e BDI-së që sipas tyre garanton komuna më të forta, më të qëndrueshme dhe që rrisin cilësinë e jetesës për çdo qytetar.
“Ditën e diel, më 15 tetor, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të kenë shansin historik që të tregojnë pjekurinë e tyre politike, duke mbështetur ofertën e vetme e cila garanton progres dhe mirëqenie sociale, ekonomike, arsimore e kulturore, duke mbështetur ofertën e cila garanton komuna të forta, të qëndrueshme dhe konkuruese në të gjitha planet”.
Shtabi zgjedhor i Bahskimit Demokratik për Integrim vlerëson se me disa përjashtime të vogla, kjo fushtë ishte njëra ndër fushatat zgjedhore më avancuese, më afirmative dhe më demokratike të zhvilluara deri më tani, Kandidatët tanë kanë pasur një fushatë shumë moderne dhe properëndimore me standarde më të larta të provuara në vendet e zhvilluara dhe demokratike, duke ju mundësuar çdo qytetari që të njihet drejtëpërdrejtë me ofertën tonë konkrete reale dhe ambicioze”, ka deklaruar Fatmir Besimi, shef i shtabit zgjedhor.
“Kjo ishte një nga fushatat zgjedhore më avancuese, më afirmative dhe më demokratike të zhvilluara deri më tani”.
Kandidatët tanë kanë pasur një fushatë shumë moderne dhe properëndimore, duke ia mundësuar çdo qytetari që të njihet drejtpërdrejte me ofertën tonë konkrete dhe ambicioze, na gëzon fakti që oferta jonë zgjoi interesim të madh në mesin e të gjithë qytetarëve, të cilët na ndoqën gjithkund, duke u interesuar për projektet e kandidatëve tanë, të cilat do të realizohen në partneritet pikërisht me qytetarët, në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Në plotësimin e programit të kandidatëve tanë, morën pjesë drejtpërdrejtë shumë qytetarë, të cilët gjatë takimeve të përditshme me kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal, dhanë shumë ide dhe alternativa te reja interesante për zgjidhjen e shumë problemeve lokale./Almakos

