LSDM-ja mbajti tubim në Shtip. Kandidati për kryetar të Shtipit nga radhët e LSDM-së Bllgoja Boxhvarski potencoi nevojën e shlyerjes së borxheve të komunës të cilat i trashëgon kryetari aktual, rikonstruktimin e shkollave, çerdheve dhe shtëpive të shëndetit. Nga ana tjetër, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se Shtipi ka nevojë për kyçjen në rrjetin e gazifikimit, premtim ky i cili sipas tij është premtuar që në vitin 2013 nga tashmë opozitarja VMRO-DPMNE. Zaev shtoi se Komuna e Shtipit nuk do të keqpërdor më tenderët për transportin e nxënësve.
Ku është ai Ilço Zahariev i cili që nga viti 2013 premtonte gazifikimin e Shtipit. Nuk është as G nga gazifikimi në Shtip. Shiheni Strumicën ndër vite e ka gazifikimin dhe kursen para të majme. Atje shkollat dhe çerdhet nuk kanë borxhe, këtu ngulfaten nga borxhet, përfshi komunën, shkollat fillore e të mesme dhe çerdhet për fëmijë. Atje ekonomia rritet sepse shfrytëzon gaz natyral. 350 amvisëri kursejnë mbi 50% në muaj ngaqë janë të lidhura në gazifikim- tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

