Tubimi i PDSH-së te shkolla Migjjeni në Tetovë::
Kandidati për Tetovën i Partisë Demokratike Shqiptare, Bardhyl Dauti, aktivitetet e tija parazgjedhore i ka vazhduar sot edhe me banorët e lagjes Cetinska të cilëve iu ka kërkuar votën, me premtimin se, do të punoj në mënyrë intensive në drejtim të uljes së papunësisë dhe përmirësimit të infrastrukturës.
Para tyre ka premtuar investime në këtë lagje, duke krijuar një plan të ri urbanistik dhe duke përmirësuar kushtet në infrastrukturë e me theks të veçantë, hapja e vende të reja të punës për këta banorë.
Do zgjidhim problemin e izolimit dhe getoizimit shkaku i mungesës së infrastrukturës, do zgjidhim problemin e papunësisë shkaku i mungesës së mbështetjes për ju. Dhe do stimulojmë ve iniciativën për ndërmarrësi të lirë përmes programeve speciale. Transparencën dhe llogaridhënien, zhvillimin ekonomik lokal, zhvillimin urban të qytetit, transportin publik dhe efikas, turizmin dhe zhvillimin rural, qytetarinë aktive, ndryshimin e rrjetit të ujësjellësit dhe furnizimin me ujë për pije 24 orësh, dhe çerdhe me kosto të ulët në çdo cep të komunës- tha Bardhyl Dauti, kandidat i PDSH-së për komunën e Tetovës.
Kandidati i kësaj partie për Kryetar të Tetovës Bardhyl Dauti, kërkoi besimin e qytetarëve për siç theksoi ai, për ta kthyer në jetë Tetovën e përmbysur. Nga ana tjetër, me fitoren e PDSH-së në Tetovë, ky qytet do të jetë i barabartë me qytetet tjera të zhvilluara dhe se qytetarët e Tetovës nuk do të vuajnë më për ujë të pijshëm dhe ajër të pastër. Dauti akuzoi kryetaren aktuale të Tetovës për shkatërrimin e djepit të kulturës dhe civilizimit të shqiptarëve të Maqedonisë./Almakos

