Aleanca për Shqiptarët mbrëmë ka mbajtur tubimin e radhës në qytetin e Dibrës. Kandidati për kryetar të Dibrës nga radhët e kësaj partie Arben Agolli potencoi nevojën urgjente për mundësimin e ujit të pijshëm në këtë qytet. Agolli gjithashtu shtoi se në programin e tij zgjedhor parashikohet dhe dislokimi i deponisë së egër dhe modernizimi i riciklimit të mbeturinave. Mes projekteve Agolli përmendi edhe urbanizimin e Dibrës si asfaltimin e rrugëve, zgjerimin e korsive për këmbësorë dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra.
Sigurisht se puna e parë, duhet të kemi ujë mor burra, vjen vera neve nuk lahemi dot, sepse nuk ka ujë. Me siguri se duhet ta heq atë deponinë që kur shkojmë për në Peshkopi, na i nxjerr sytë të gjithëve, ajo një herë e për gjithmonë duhet të mbyllet dhe të rregullohet, ashtu nuk mundet. E kam përpara kryetarin e ardhshëm të komunës së Strugës dhe do lidhim një kontratë bashkëpunimi që kolektori në Strugë të jetë 24 orë të jetë në funksion sepse po nuk punoi ai, vaj medet liqeni i Dibrës përfundon për gjithmonë- deklaroi Arben Agolli, Kandidat i Aleancës për Shqiptarët në Dibër.

