Partia Demokratike Shqiptare u ndal sonte në Tearcë në tubimin e saj të radhës në kuadër të fushatës zgjedhore. Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, tha para të pranishimve se PDSH ka një bazë të fuqishme në Tearcë, me kuadro të fuqishëm. Thaçi shtoi se BDI ka pranuar dobësinë e vet me thirrjen e për një koalicion me LSDM-në për Tetovën dhe Tearcën, sipas tij, duke i thirrur maqedonasit që të vendosin për shqiptarët. Thaçi gjithashtu potencoi se beteja e PDSH-së është për ta ruajtur votën e shqiptarëve dhe për ta artikuluar si kërkesë për të drejtat kolektive të shqiptarëve.
“Gënjeshtrat me dekadë të BDI-së i kanë sjell shqiptarët në një pozitë shumë të vështirë dhe degraduese duke i shtyrë ata që të kërkojnë shpresë jashtë vendlindjes së tyre, andaj vota për PDSH-në duhet t’i eliminojë këta manipulantë nga skena politike dhe t’ua kthejë shqiptarëve shpresën për një jetë më të mirë”, tha më tej Thaçi.

