Kanceri i gjirit është një ndër karcinomet më të shpeshta që paraqitet tek gratë. Arsyet të cilat po e shkaktojnë këtë sëmundje janë të shumta, duke filluar nga mënyra dinamike e jetesës, mënyra e të ushqyerit si dhe ambienti i ndotur, i cili është një faktor tejet i rëndësishëm. Onkologu Ilir Ismaili nga qendra klinike për onkologji dhe radioterapi në Shkup, në emisionin e mëngjesit ‘8 pa 5’ në Televizionin Shenja tha se kjo sëmundje shënon një rritje jashtëzakonisht të lartë në vend dhe në botë. Sipas tij, çdo e 9-ta femër diagnostifikohet me këtë sëmundje. Ai më tej sqaroi se nuk është mosha ajo e cila ndikon ne këtë sëmundje nga që raste të shumta hasen edhe tek vajzat e reja.
“Në bazë të statistikave botërore, gjegjësisht organizatës shëndetësore botërore vërehet një rritje rapide e paraqitjes së sëmundjeve malinje në përgjithësi në botë gjithashtu edhe tek ne në Maqedoni. Karcinomi i gjëndrës së gjirit është karcinomi me i shpeshtë i cili paraqitet tek gjinia femërore, sipas të dhënave një në çdo të 9 femër ka shansin që t’i paraqitet sëmundja e kancerit të gjirit. Në Evropë në vit ka rreth 332 milionë gra të cilat janë të diagnostifikuara me karcinom të gjëndrës së gjirit. Në Maqedoni rreth 750 gra kemi çdo vit me diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve te kancerit të gjirit”, ka thënë Ilir Ismaili, Onkolog .
Përfaqësuesja e organizatës “Borka”, Miranda Beqiri, thotë se në bazë të rasteve të shumta që ato si shoqatë i kanë hasur, numri i femrave të prekura nga kanceri i gjirit është jashtëzakonisht shumë i lartë. Mirëpo, ajo thekson se vetëdija e femrave për vetë kontrollë po rritet nga dita në ditë.
“Po vërehet një interesim goxha i madh i femrave mirëpo nuk mjafton. Duhet më tepër të interesohen, më tepër të vetëdisohen dhe më tepër të kemi guxim për t’u ballafaquar me këtë lloj sëmundje. Po shohim qe është numër i madh i femrave që janë të prekura por edhe numri i atyre qe shërohen është i konsiderueshëm”, deklaroi Miranda Beqiri, Organizata “Borka“.
Apeli si nga ana e mjekut po ashtu edhe nga organizata “Borka”, është që femrat të drejtohen për kontrolle mjekësore sa më shumë që të munden, pasi kanceri i gjirit nuk paraqitet me dhimbje. Diagnostifikimi I hershëm nënkupton shërim, theksojnë ata, duke shtuar se në momentin që ndjehen dhimbjet, sëmundja vetëmse ka kaluar në nivele më të rrezikshme.
Medina Ajeti
Data 19.05.2026
Aktuale
- Gjashtë të arrestuar për shtatë raste dhune në familje brenda 24 orëve
- Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Lefter Koka, Alqi Bllakon dhe të pandehurit e tjerë
- VLEN: Shkupi nikoqir i Forumit të 11-të të EUSAIR
- Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi i përjetshëm
- Shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina
- Plagosja e 23-vjeçarit në Mamurras që tentoi të përplasë efektivët, detaje: Shoqërohej nga djali i ish-deputetit të PD-së, i drejtoi armën policëve! Vihet në pranga (EMRAT)
- Parametrat e protestës së suksesshme
- (VIDEO) MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg

