Shefi i diplomacisë në vend ka deklaruar sot nga Budapesti se vendi do të fokusit në implementimin e reformave të rekomanduara dhe të nevojshme për ardhmërinë evropiane të vendit. Në këtë drejtim ai ka thënë po ashtu se do të përmirësojnë raportet me fqinjët.
“Në Maqedoni ne do të fokusohemi në reformat në vend sepse jemi të vendosur ta bëjmë Maqedoninë demokraci evropiane dhe do të vazhdojmë të mos kundërshtohemi me fqinjët tanë, edhe pse ka tentime por, ne do të shfrytëzojmë këtë proces të mësojmë si të bëhemi aleatë evropianë, sepse çdonjëri prej nesh që ndodhemi sot në këtë tavolinë do të bëhemi pjesë e Evropës”, ka deklaruar Nikola Dimitrov, Ministër i Jashtëm.
Ai ka theksuar se Maqedonia meriton të avancohen në rrugën e eurointegrimeve dhe se për këtë do të bëjnë përpjekje për të bindur Bashkimin Evropian.
“Ne duam të shohim këtë mundësi historike, posaçërisht në vitet e ardhshme, dhe ne do të bëjmë përpjekje për të bindur çdo vend anëtar dhe komisionin se ne meritojmë të ecim drejt hapit të ardhshëm”, ka shtuar Dimitrov.
Dimitrov sot me ftesë të ministrit të jashtëm hungarez, Peter Sijarto, ka marrë pjesë në takimin e vendeve të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe ministrat e jashtëm të Estonisë, Rumanisë dhe Sllovenisë që është mbajtur në Budapest.
Teuta Buçi br/>
Data 19.05.2026
Aktuale
- Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Lefter Koka, Alqi Bllakon dhe të pandehurit e tjerë
- VLEN: Shkupi nikoqir i Forumit të 11-të të EUSAIR
- Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi i përjetshëm
- Shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina
- Plagosja e 23-vjeçarit në Mamurras që tentoi të përplasë efektivët, detaje: Shoqërohej nga djali i ish-deputetit të PD-së, i drejtoi armën policëve! Vihet në pranga (EMRAT)
- Parametrat e protestës së suksesshme
- (VIDEO) MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare

