Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka realizuar trajnim nëpër të gjitha vendvotimet për komisionet komunale edhe për këshillat zgjedhor në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësja e KSHZ-së, Arjeta Xhemaili, njoftoi se të gjitha këto trajnime janë zhvilluar me sukses dhe brenda afatit dhe kohës së planifikuar. Mirëpo, ajo theksoi se trajnimi në komunën e Çairit për disa shkaqe teknike është mbajtur me pak vonesë.
“Për arsye teknike, për shkak që ka pasur një problem teknik në vet shkollën ku ka qenë e planifikuar të mbahet trajnimi, të gjithë anëtarët e këshillit zgjedhor dhe këshillit komunal si dhe trajnuesit nga KSHZ, kanë qenë të detyruar që të mbajnë trajnimin në një objekt tjetër”, deklaroi Arjeta Xhemaili, zëdhënëse e KSHZ-së.
Meqenëse kanë ngelë edhe pak ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve, Xhemaili i rikujtoi votuesit se çdo parregullësi zgjedhore që ata hasin mund ta paraqesin në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 24 orësh.
“Në rast se çdo qytetar mendon se i thyhet e drejta, ose i bëhet presion, shtypje, i tregohet për kë të votojë, ka paqartësi, ai mund të ankohet deri tek KSHZ, në afat prej 24 orëve, ndërsa KSHZ është e detyruar që në afat prej 24 orëve t’i përgjigjet çdo kërkese ose çdo ankese të qytetarëve”, shtoi ajo.
Xhemaili gjithashtu theksoi se përveç kësaj, KSHZ ka përgaditur video materiale të ndryshme të cilat qytetarët mund t’i gjejnë online, në faqen e internetit të tyre por edhe u janë shpërndarë udhëzues të ndryshëm komisioneve komunale, të cilat do t’i bartin me vete në ditën e zgjedhjeve nëse kanë nevojë për konsultime shtesë.
Emine Ismaili
Data 19.05.2026
Aktuale
- Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Lefter Koka, Alqi Bllakon dhe të pandehurit e tjerë
- VLEN: Shkupi nikoqir i Forumit të 11-të të EUSAIR
- Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi i përjetshëm
- Shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina
- Plagosja e 23-vjeçarit në Mamurras që tentoi të përplasë efektivët, detaje: Shoqërohej nga djali i ish-deputetit të PD-së, i drejtoi armën policëve! Vihet në pranga (EMRAT)
- Parametrat e protestës së suksesshme
- (VIDEO) MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare

