13 October
Ngjarjet me bastisjen në shtëpinë e ish kryetarit të Penales, Vladimir Panëevski, janë pjesë e programit të sotëm të emisionit 360 Gradë. A ka dhënë Gjykata e Gjevgjelisë urdhër për bastisjen e Pançevskit dhe për disa çështje tjera rreth procedurave ligjore, përgjigjet kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shteriev.
Për mua kjo në shikim të parë është e diskutueshme. Pse? Sepse deri më tani nuk kishte praktikë të tillë. Ekziston një dispozitë në Ligjin për Procedurë Penale e cila thotë se: Gjykata jo- kompetente, të supozojmë se në këtë rast është Gjykata e Gjevgjelisë, obligohet t’i ndërmerr këto veprime në procedurë për të cilat ekziston rreziku për anulim. A mundet kjo dispozitë ta mbulojë këtë, nuk jam i sigurt, por do të kuptoni se kjo prokurori vepron në rrethana kur, me siguri kanë vlerësuar se ka nevojë për urgjencë- deklaroi Kole Shteriev- kryetar i Këshillit të prokurorëve publik.

