E gjithë administrata e MPB-së sot dhe nesër, do të punojë dhe do të japë letrnjoftime për qytetarët pa termine.
Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve, do të miratohen në moment në të gjitha departmentet rajonale të MPB-së.
Menjëherë pas pranimit të dokumenteve për aplikim për letërnjoftim, do të përpunohen dhe do të dorëzohen në sektorin përkatës për shpërndarje e tyre.
Kështu, kërkesat për letërnjoftime urgjente do të pranohen sot deri në orën 16:30. Ndërsa nesër, në ditën e zgjedhjeve, do të punohet vetëm për shpërndarjen e tyre, prej orës 07:00 deri më 19:00.

