Kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është pyetur në ‘Studio e hapur’ a është mëkat që në vitin 2017 qytetarët e Tetovës të parashtrojnë kërkesa për nevojat elementare të jetesës.
BILALL KASAMI, LËVIZJA BESA
“Nuk ka koment për atë se si jetojnë tetovarët. Është për t’u respektuar që megjithatë tetovarët pas gjithë kësaj kanë shpresë. Ne si subjekte të reja politike, si Lëvizje BESA, garantojmë që për katër vjet do ta rikthejnë shpresën. Vërtetë, për 20 vjet të keqmenaxhimit me institucionin e Komunës së Tetovës, me pushtetin lokal u arrit kjo gjendje e cila është shumë e rëndë për qytetin e Tetovës. Megjithatë, qytetarët shpresojnë se do të vijë një garniturë e re, e cila do t’i përmirësojë gjërat”./Almakos

