Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Çiçakovski u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë. Në një intervistë për MIA-n, ai theksoi se zgjedhjet e nesërme lokale janë kusht për përparimin e mëtejshëm të vendit dhe se KSHZ-ja do të bëjë gjithçka për të pasur ditë zgjedhore të suksesshme .
Në emrin e të gjithë anëtarëve të KSHZ-së, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, administratën zgjedhore, partitë politike, qytetarët, të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike me respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë presin nga KSHZ-ja dhe nga administrata zgjedhore të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike, të cilat janë kusht për përparim të mëtejshëm të Republikës së Maqedonisë”, tha Çiçakovski.

