Zyrtarët e Kuvendit Komunal Zgjedhor në Gostivar njoftojnë se deri tash të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 86 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe një person, i cili po vuan masën e paraburgimit shtëpiak.
Këtyre personave u janë pranuar kërkesat dhe atyre këshillat zgjedhore do t’u mundësojnë të votojnë për zgjedhjet lokale. Në listën zgjedhore për Komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.569 persona të cilët të dielën do të votojnë në 121 vendvotime.

