Kandidati për kryetar, Bardhyl Dauti ka deklaruar në “Studio e Hapur” se mbeturinat urbane janë gati gjithkund në Tetovë, mbeturinat spitalore bashkëjetojnë me Spitalin e Tetovës përgjatë lumit Shkumbin.
“Nga mbeturinat urbane lirohet okside të sulfurit të cilat kur katalizohen me oksidet e azotit në atmosferë krijojnë shi acidik, i cili ndikon në botën bimore dhe shtazore. Jo rastësisht rendimentet e bujqëve të Pollogut nuk janë në nivelin që ka qenë para disa viteve kur nuk ka pasur mbeturina”, ka thënë Dauti.
Ai ka thënë gjithashtu se “Jugohromi” ndikon për paraqitjen e substancave kancerogjene dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, zgjidhja për këto probleme është një impiant riciklues i mbeturinave urbane, sipas sistemit ekologjik, me donacione të komunave të Pollogut, fonde të huaja dhe të Qeverisë.
Ai ka thënë se transporti i mbeturinave nënkupton transport të problemeve dhe duhet zgjidhje e problemeve.
src=”https://www.youtube.com/embed/LDQsUNUthA8″ width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]

