13 October
Pas dy ditësh heshtje pas ndërhyrjes së kryetarit të Supremes dhe atij të Këshillit gjyqësor në gjykatën në Gjevgjeli, me shkrim, në faqen e internetit të Këshillit u paraqit kryetari i këtij institucioni Zoran Karaxhovski. Pas përmendjes taksative të zhvillimeve, përmendi me sa vijon: “Me neveri hedh poshtë të gjitha përrallat magjike se kam ndërmarrë aktivitete të caktuara, se paskam qenë në Gjykatën e Gjevgjelisë për të shpëtuar Pançevskin nga PSP-ja dhe tekste të ngjashme nga disa personazhe që shkruajnë dhe flasin duke e quajtur veten gazetarë dhe duke i lënë në baltë të thellë gazetarët dhe profesionin e gazetarit. “Fytyrë ose ke ose nuk ke”. “Respekt ndaj tjetrit ose ke ose nuk ke”. Një fjalë e bukur e urtë maqedonase thotë – “çfarë ke mbjellë, atë do ta korrësh”. Me respekt ndaj gjithë opinionit maqedonas, kryetar i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski”, qëndron në reagimin e tij.

