“Vetja dhe tjetri në Ballkan” dhe problemet e tyre identitare, kulturore dhe politike, janë subjekt ligjërimi në shkollën verore të organizuar këtë vit nga Fondacioni FOCIC. Ky program, siç sqaron Latif Mustafa nga ky fondacion, synon t’i tubojë studentët e trojeve shqiptare të cilët kanë interesim për debatet teorike, të cilat do të zhvillohen nga profesorë të shquar nga troje të ndryshme shqiptare. “Arsyeja e mbajtjes së një shkolle të tillë verore me temën apo subjektin e diskutimit vetja dhe tjetri në Ballkan ka për qëllim që të krijoj një mundësi për një debat teorik, përmes së cilit do të…
Author: almakos
Në mbledhjen e Kryesisë qendrore të Aleancës për Shqiptarët, u zgjodh shtabi i përgjithshëm zgjedhorë për zgjedhjet lokale 2017. Kryetar i Shtabit zgjedhor u zgjodh prof Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët si dhe zv Ministër për punë dhe politikë Sociale. Anëtarë tjerë të shtabit të përgjithshëm u zgjodhën Sekretari i Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, dy nënkryetarët e Aleancës për Shqiptarët Agon Ferati, Remzi Mehmeti si dhe Bujare Abazi anëtare e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, njofton kjo parti.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka realizuar takim me eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, ndërsa në takim kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të Parlamentit Europian dhe nga Komisioni Europian.Kryetari i Kuvendit ka shprehur kënaqësi nga takimi duke i informuar eurodeputetët për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për aktivitetet e parlamentit sipas Planit të Qeverisë 3-6-9, Rekomandimet e Pribes, raportin e komisionit anketues të ngjarjeve të 24 dhjetorit 2012, si dhe reformat që janë ndërmarr në planin e integrimit europian të vendit.Gjithashtu ka shprehur aktivitetin e rritur të parlamentit në planin…
“Shkupi 2014”, një model prapavajtës. Është pranuar nga qeveria e mëparshme, e cila kishte gjithë pushtetin për të vepruar sipas ideologjisë partiake, ku sythin e kishte te degradimi i historisë së qytetit të Shkupit, që është një nga vilajetet shqiptare. Në këtë projekt, ku u vunë statujë mermeri. Statujë e gurtë. Statujë prej bronzi. Figura të huazuara nga serbët, bullgarët, grekët, të cilët u lejuan që me paranë e popullit, veçmas atij shqiptar, të përpunohen shtatoret. Populli shqiptar nuk duhet harruar se statuja e Skënderbeut, u financua nga bamirësit, poashtu statuja e Hasan Prishtinës. Ndërsa në projektin e vitit 2014,…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe përfaqësuesit e organizatave civile, të cilët u zgjodhën në konkurset publike për mbështetje të projekteve, sot i nënshkruan marrëveshjet për mbështetje financiare. Takimi, siç informojnë nga Ministria, ishte shfrytëzuar edhe për këmbim të propozimeve konstruktive për zbatimin e projekteve, por edhe për mënyrat për zgjerim të bashkëpunimit të shoqatave me institucionet shtetërore, për çfarë ministrja Carovska e potencoi qëllimin dhe gatishmërinë e e saj të sinqertë. Të pranishmit iu falënderuan për transparencën e Ministrisë dhe për mënyrat e reja të vendosura të komunikimit dhe bashkëpunimit të shoqatave me sektorët në Ministri.…
Për më shumë se një muaj, dy të akuzuarit e Prokurorisë Speciale Publike, për rastet “Target” dhe “Fortesa”, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, janë në arrati. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një prononcimi për media tha se janë duke punuar në mënyrë intensive, për gjetjen e lokacioneve, në të cilat po fshihen ish pjestarët e policisë. “Ne po punojmë lidhur me Grujovskin dhe Boshkovskin, që përmes lokacioneve që i kemi kuptuar, të vijmë në gjurmë të këtyre dy ish pjestarëve të policisë, pra të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët akuzohen. Ne në bazë të gjurmëve dhe procedurave,…
E duam këtë vend “të dashur e miqësor verior” edhe në NATO edhe në BE, por e gjithë kjo do të duhet të realizohet mbi baza të rregullave të BE-së dhe NATO-s. Kështu u shpreh shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov. Duke e quajtur Maqedoninë gjatë gjithë kohës “vend i dashur miqësor verior” Kotzias shprehi mbështetje për rrugën euroatlantike të Maqedonisë dhe inkurajim për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta me Greqinë. Ai përsëriti se ky vend, do të bëhet anëtare e NATO-s, por vetëm me realizimin e vendimeve të Bukureshtit. NIKOS…
31 August Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepi në mesazhin e urimit për festën e Kurban Bajramit kërkoi që njerëzit të jenë solidarë mes njëri tjetrit. https://www.youtube.com/watch?v=oo4lGz-NeGM&feature=youtu.be
31 August Një dit para Festës së Kurban Bajramit,besimtarët mysliman kishin vërshuar tregjet e improvizuara ku shiteshin kafshët për kurban. Ata shprehen se si besimtar të këtij konfesion iu takon që ta praktikojnë këtë rrit fetarë, kuptohet poqëse këtë ua mundësojnë kushtet ekonomike. “Jo ende nuk kemi ble kurban,por do të dalim do të ecim sot,shpresojmë se do t’a blejmë një sepse kemi bërë nijet.(Çmimet, delet prej 100-120 euro. “Po,çmimet nuk janë të shtrenjta. Jo tani kemi dal të blejmë edhe për vete edhe për gruan”. “Po njëjtë, mire e njëjtë si çdo vjet”. Ndërkohë shitësit e kurbaneve thonë se…
31 August Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn qëndrojnë në Shkup për të takuar aktorët politik megjithatë deri tani nuk është prezicuar se cila është arsyeja dhe tema e këtyre takimeve. Gjatë ditës eurodeputetët takuan fillimisht kreun e Kuvendit Talat Xhaferi kurse aktualisht vazhdojnë një nga një takimet me përfaqësues të partive parlamentare dhe krerët e tyre. Agjenda parasheh që Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn të qëndrojnë në Shkup edhe paraditën e nesërme dhe në fund të sqarojnë epilogun e vizitës së tyre me një komunikatë të përbashkët. Tre eurodeputetët në Shkup kanë qëndruar disa herë në kohën e…
31 August Tre foshnjat nga fshati Dobrosht i Tetovës të cilat ndërruan jetë gjatë javës së kaluar në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetri në Spitalin shtetëror në Shkup, nuk kanë mundur të mbijetojnë si pasojë e komplikimeve të shumta shëndetësore me të cilat është përballur nëna e trinjakëve. Kështu flasin konstatimet e Komisionit për mbikëqyrje të rastit i cili u formua ditën kur foshnjat ndërruan jetë. Komisioni ka konstatuar se bëhet fjalë për shtatzëni me rrezik të lartë e pasuar me diabet dhe me varshmëri nga insulina, hipertension dhe infektim tek nëna. E gjithë kjo solli deri në lindje të…
Komisioni për Mbikëqyrje Profesionale i cili e shqyrtoi rastin e vdekjes së trinjakëve, me qëllim të vërtetimit nëse trajtimi i foshnjave dhe nënës është bazuar në përputhshmëri me protokollet dhe mjekësinë e bazuar në argumente, vërtetoi se nuk ka pasur ndonjë parregullësi dhe gjithçka është është bërë në pajtueshmëri me protokollet e parapara. Një njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ashtu siç kishte njoftuar kjo ministri janë një sërë faktorësh që kanë shkaktuar vdekjen e trinjakëve. “Komisioni konstaton se është bërë fjalë për shtatzani shumë të rrezikshme dhe shtatzani multipe, e shoqëruar nga diabeti gestational i varur nga insulina,…

