Author: almakos

Besimtarët muslimanë të Maqedonisë që në orët e hershme të mëngjesit vërshuan xhamitë për të falur fillimisht namazin e sabahut dhe më pastaj atë të Kurban Bajramit. Manifestimi qendror nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI) u mbajtë në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup. Në hytben e Bajramit të cilën në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi një nxënës i medresesë “Isa Beu” në Shkup, theksi u vendos te paqja dhe harmonia në këtë ditë festive. “Ju ftoj ti gëzoheni kësaj feste, kësaj dite e cila shënon vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në…

Lexo më Shumë

Sonte, në ora 20:01, në Resnjë është regjistruar tërmet me forcë 3 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra është ndodhur në veri perëndim të Demir Hisarit dhe ka qenë në thellësi prej 5 kilometrash.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot u takua me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Koxias, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë.“Nga të gjitha takimet me autoritetet greke ndër vite, ky i sotmi me ministrin e Jashtëm Grek Koxias më la përshtypje shpresëdhënëse. Koxias është një mik dhe kontribues për një rajon të paqtë dhe tërësisht të integruar në strukturat euroatlantike. Bisedova shumë hapur me të për të kaluarën, të sotmen dhe u pajtuam bashkarisht për të ardhmen”, shkruan Ahmeti në rrjetin social Fejsbuk.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka zhvilluat takim me Tre deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan, të cilët po qëndrojnë në një vizitë dy ditore në Shkup.Kasami tha se në këtë takim ka dhënë garancat se kjo parti do të mbështes proceset positive në Maqedoni, ndërsa ka njoftuar eurodeputetët për situatën në Maqedoni pas formimit të Qeverisë së re.“Po ishte një mundësi e mirë që ne si Lëvizje Besa ti informojmë euro deputetët që raportojnë për Maqedoninë, për situatën në të cilën jemi pas formimit të Qeverisë dhe shprehëm qëndrimin tonë se edhe më…

Lexo më Shumë

31 August Pavarësisht afrimit të afatit të mbajtes së zgjedhjeve lokale, partitë politikë ende nuk kanë definuar çështjet e koalicionimit e as kandidaturat për kryetar komunash. Nga BDI-ja thonë se ende po bëjnë konsulta brenda partiake si për kandidaturat poashtu dhe për koalicionimet e mundshme. Kreu i këtij subjekti politik Ahmeti, thotë se i gjithë procesi do të realizohet në bazë të interesave partiake. Nga Lëvizja Besa gjithashtu nuk shpalosin detaje në lidhje me koalicionimet, ndërkaq thonë se shpresojnë për bashkëpunim në komunat ku do të ketë nevojë për mbështetje. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi deklaron se në garën për…

Lexo më Shumë

Nën moton “Një copë bakllava për Kurban Bajram”, Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” për të pestin vit radhazi, bëri shpërndarjen e bakllavasë, si ushqim tradicional dhe simbolik i festës së Bajramit. Zinur Emini, nga Shoqata Edukative “Parimi Kulturor”, tha se qëllimi i kësaj iniciative është që pjesëtarë të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare, të kenë mundësi ta shijojnë bakllavanë.“Qëllimi i projektit është që çdo qytetar që kalon në sheshin ‘Maqedonia’, pa dallim përkatësisë së tyre, fetare apo etnike, të merr bakllava si simbolik e kësaj feste dhe të njihet prej së afërmi me festën e ‘Kurban Bajramit’…janë tetë tepsi me…

Lexo më Shumë

31 August Kotzias sot në Shkup takoi edhe krerët e partive më të mëdha politike në vend. Me këtë rast në takim me kreun e LSDM-së dhe njëherit kryeministrin, Zoran Zaev, Kocijas tha se Greqia nuk ka interesa gjeo-politike dhe gjeo-strategjike ndaj Maqedonisë dhe se janë të hapur për zgjidhje efikase të problemit rreth emrit. Ndërsa kryeministri Zaev theksoi se vetëm qasja pozitive në zgjidhjen e çështjeve të hapura midis shteteve, me respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim është e ardhmja e rajonit. Kocijas takoi edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti; kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe atë të Lëvizjes…

Lexo më Shumë

Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë ekzekutuar nga shërbimi sekret pas dorëzimit për ti heshtur, pasi nuk kanë pranuar mito prej 5 milionë eurove, dhe këtë e kam parë me sytë e mi, thotë Komandant Sokoli. Gjatë fjalëve përfundimtare që po thuhen në gjykim, Sami Ukshini siguroi se ekzekutimi ka ndodhur më 9 maj pasi atëherë ishte edhe fundi i luftimeve dhe se shkak kishte qenë rezistenca e liderëve të ndjerë të cilët nuk kanë pranuar të shiten, por kanë dashur të vazhdojnë me misionin e filluar kombëtar. Sokoli madje tregoi se ekziston një incizim, pa saktësuar a është video…

Lexo më Shumë

31 August Një zjarr i madh ka përfshirë malin mbi fshatërat Zajaz dhe Drogomisht në Kërçovë. Flakët janë përhapur me të shpejtë dhe u janë afruar shtëpive. Në orët e pasditës shqetësimi te banorët që jetojnë në fshatrat perreth është shtuar. Raportohet se ekipet e zjarrfikësve janë në terren por nuk dihet se kur do të arrinë të vendosin flakët nën kontroll. Javë më parë, Qeveria ndaloi pjesërisht lëvizjen nëpër pyje përshkak të numrit të lartë të zjarreve nëpër shumë lokacione të vendit.

Lexo më Shumë

“Vetja dhe tjetri në Ballkan” dhe problemet e tyre identitare, kulturore dhe politike, janë subjekt ligjërimi në shkollën verore të organizuar këtë vit nga Fondacioni FOCIC. Ky program, siç sqaron Latif Mustafa nga ky fondacion, synon t’i tubojë studentët e trojeve shqiptare të cilët kanë interesim për debatet teorike, të cilat do të zhvillohen nga profesorë të shquar nga troje të ndryshme shqiptare. “Arsyeja e mbajtjes së një shkolle të tillë verore me temën apo subjektin e diskutimit vetja dhe tjetri në Ballkan ka për qëllim që të krijoj një mundësi për një debat teorik, përmes së cilit do të…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e Kryesisë qendrore të Aleancës për Shqiptarët, u zgjodh shtabi i përgjithshëm zgjedhorë për zgjedhjet lokale 2017. Kryetar i Shtabit zgjedhor u zgjodh prof Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët si dhe zv Ministër për punë dhe politikë Sociale. Anëtarë tjerë të shtabit të përgjithshëm u zgjodhën Sekretari i Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, dy nënkryetarët e Aleancës për Shqiptarët Agon Ferati, Remzi Mehmeti si dhe Bujare Abazi anëtare e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, njofton kjo parti.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka realizuar takim me eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, ndërsa në takim kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të Parlamentit Europian dhe nga Komisioni Europian.Kryetari i Kuvendit ka shprehur kënaqësi nga takimi duke i informuar eurodeputetët për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për aktivitetet e parlamentit sipas Planit të Qeverisë 3-6-9, Rekomandimet e Pribes, raportin e komisionit anketues të ngjarjeve të 24 dhjetorit 2012, si dhe reformat që janë ndërmarr në planin e integrimit europian të vendit.Gjithashtu ka shprehur aktivitetin e rritur të parlamentit në planin…

Lexo më Shumë