Nën moton “Një copë bakllava për Kurban Bajram”, Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” për të pestin vit radhazi, bëri shpërndarjen e bakllavasë, si ushqim tradicional dhe simbolik i festës së Bajramit. Zinur Emini, nga Shoqata Edukative “Parimi Kulturor”, tha se qëllimi i kësaj iniciative është që pjesëtarë të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare, të kenë mundësi ta shijojnë bakllavanë.
“Qëllimi i projektit është që çdo qytetar që kalon në sheshin ‘Maqedonia’, pa dallim përkatësisë së tyre, fetare apo etnike, të merr bakllava si simbolik e kësaj feste dhe të njihet prej së afërmi me festën e ‘Kurban Bajramit’…janë tetë tepsi me bakllava dhe çdo vit shkojmë me këtë numër, 8 ose 10”, deklaroi Zinur Emini, “Shoqata Edukative Parimi Kulturor”.
Senad Doshlaku, nga kjo shoqatë njoftoi se interesim më të madh tregojnë turistët, të cilët duan të dijnë më shumë rreth kësaj ëmbëlsire, por edhe të festës në përgjithësi.
“Pozicionimi im këtu ishte për shpërndarjen e bakllavasë dhe ftuarjen e kalimtarëve këtu, duke marrë parasysh që ka edhe turist dhe pse edhe ato të mos e shijojnë bakllavanë, që është tradicionale…Turistët janë tepër të interesuar dhe poashtu interesohen se çfarë është përbërja dhe janë shumë të kënaqur”, tha Senad Doshlaku, “Shoqata Edukative Parimi Kulturor”.
Në anën tjetër turistët përgëzojnë organizatorët për këtë iniciativë dhe thonë që u pëlqeu pa masë bakllavaja.
“Unë jam nga Ohri…shumë e mirë është bakllavaja, shumë mirë që u është kujtuar kjo, do të ëmbëlsohemi dhe kështu do ua urojmë Bajramin”, tha një turiste.
“Unë mendoj se është mahnitëse, reflekton shumë mirë. Unë jam prej Kanadasë…është mahnitëse poashtu që kjo bëhet pa pagesë, bakllavaja është shumë e mirë. Është vërtet shumë bukur edhe shpërndarja e luleve dhe kështu shpërndahet edhe paqja”, deklaroi një turiste.
Përveç bakllavasë kjo shoqatë bëri edhe shpërndarjen e luleve, si simbol i paqes.
Emine Ismaili /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- Durmishi: Investimi në të rinjtë dhe fuqinë punëtore është çelësi i zhvillimit ekonomik
- Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë
- Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës realizuan takim të përbashkët për një proces zgjedhor demokratik dhe transparent
- VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër ku humbi jetën 62-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes tragjike! makina tenton parakalimin me shpejtësi dhe…
- Asfaltohet rruga për tek spitali i Tetovës
- Natë tensioni në Tetovë: 32-vjeçarit i gjenden thikë dhe shkop bejsbolli në park
- Vendkalimi ilegal në Bit Pazar nuk u mbyll, qytetarët paralajmërojnë takim me Gjorgjievskin
- Avokatja Valentina Teodoresku i paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Berishën dhe tre eksponentë të PD-së

