Pak orë pas aksidentit tragjik në Shkodër, ku mbeti i pajetë një 62-vjeçar në qytet, janë zbuluar edhe pamjet e përplasjes fatale.
Pikërisht këto pamje tregojë një kënd tjetër të aksidentit tragjik (21 maj) që i mori jetën Shkëlqim Krasniqi, që udhëtonte me biçikletë.
Makina e përfshirë në aksident tenton të parakalojë një tjetër mjet që ndodhet para, teksa përballë ka një tjetër në korsinë në krah, duke ecur me shpejtësi të lartë (foto poshtë).
E gjithë ngjarja është fiksuar nga një automjet tjetër që ecte përballë makinës që u përfshi në aksident.
Përplasja ka qenë tepër e fortë. Për pasojë, 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi, i cili po lëvizte biçikletë ndërroi jetë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia tha se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po kryen veprimet hetimore proceduriale ndaj drejtuesit të dyshuar, në gjendje spitalore.


