Aktivisti Etrid Zifla ka folur në emisionin “Prime News24” në News24 për takimet e zhvilluara me kancelarin e Austrisë, deputetë të Parlamentit austriak dhe sekretarin e Presidentit austriak, ku sipas tij janë ngritur shqetësimet për dhunën gjatë protestave në Shqipëri dhe paketën e re ligjore të propozuar nga qeveria.
Zifla deklaroi se gjatë takimeve janë diskutuar dy çështje kryesore: ajo që protestuesit e konsiderojnë dhunë joproporcionale nga ana e policisë dhe paketa e re ligjore, të cilën ai e cilësoi si një paketë kundër protestave.
Aktivisti bëri të ditur se do të vijojë komunikimi me përfaqësuesit austriakë, ndërsa theksoi se kanë përgatitur një dosje voluminoze me dokumente dhe materiale që, sipas tij, evidentojnë rastet e dhunës gjatë protestave.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



